Andi Lila kërkesë Ramës: Të vaksinohen ish-futbollistët që kanë nevojë

24 Shkurt 2021, 15:16Sport TEMA

Në Shqipëri, ka nisur proçesi i vaksinimit kundër COVID-19 me shpresën që në vijim shifrat e infektimeve dhe vdekjeve të ulen, në mënyrë që me kohën të rikthehet sërish normaliteti i munguar. Ndërkohë, aktualisht po vaksinohen të gjithë stafet mjekësore që janë në vijën e parë të rrezikut si dhe personat mbi 80 vjeç.

Por, së fundmi, kryeminitri Edi Rama ka marrë një kërkesë nga ana e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, për të nisur vaksinimin edhe te ish-futbollistët të cilët rrezikojnë të kalojnë një gjendje të rëndë të COVID në rast infektimi.

Ndërkaq, SFPSH i ka bërë thirrje edhe Federatave përkatëse të reagojnë dhe të hartojnë një listë me emra të ish-sportistëve që për shkak të moshës apo sëmundjeve janë të rrezikuar nga koronavirus, e këtë listë më pas t’ia vendosin në dispozicion Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kërkesa nga ana e SFPSH për kryeministrin Rama:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e shqetësuar për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi COVID-19 i drejton sot një kërkesë publike Kryeministrit të vendit z.Edi Rama .

Z.Kryeministër pa dashur që të bëhemi pjesë e debateve politike të momentit, kërkojmë nga ana juaj që në proçesin e vaksinimit të përfshini si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët. Ish-sportistët që i kanë dhënë gjithcka këtij vendi, vitet me të bukura të jetës, emocione të mëdha dhe krenari kombëtare dhe në këmbim kanë marrë pothuajse asgjë.

Për shkak të karrierës së tyre sportive në ngarkesa të larta fizike,sot që kanë mbi supe dhe vitet e jetës aspak të lehtë,janë ndër personat më të riskuar nga virusi COVID-19. Nuk duam të përmendim disa dhjetra ish-sportistë që kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe por po marrim shkas nga fakt konkret.

Sot ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore legjenda e futbollit Kavajas Muharrem Karriqi. Askush nuk është kujtuar për njërin nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli Kavajas.

Z.Kryeministër këto njerëz që janë vlerat e shoqërisë tonë duhen ndihmuar sa i kemi mes nesh si shembuj të gjallë për fëmijet tanë. Më pas tufat e luleve apo fjalët prekëse në rrjete sociale janë vetëm një hipokrizi e shpifur. Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha federatave sportive në tërësi dhe FSHF në veçanti që të zgjohen nga gjumi dhe ti vijnë në ndihmë ish-sportistëve.

Konkretisht bazuar në dokumentat dhe statistikat që ata kanë ti propozojnë sa më shpejt Kryeministrit z.Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj.Manastirliu emrat e ish-sportistëve të cilët për shkak të moshës apo problemeve të tjera shëndetësore kanë nevojë urgjente për vaksinim.

7 komente në “Andi Lila kërkesë Ramës: Të vaksinohen ish-futbollistët që kanë nevojë”

  1. Ilir says:

    Po more idjot ata jane me te rezikuar qe mosha eshte deri 30 vjec ne raport me prindrit apo gjysherit e tyre qe kjo. semundje nuk i fal.Kush te degjon ty more langaraq qe dhe ne kombetare ke luajtur me mik pasi ke qene nje futbollist nen mesatar pa pike bukurie thjesht nje kale qe vije verdalle ne fushe

  2. Realisti says:

    Keta qenkan simboli i idioteve te Shqiperise!!

  3. arrifi says:

    Edhe ish Traktoristet pse Jo.

  4. Alberti says:

    Kështu u bë tani tani kjo res/publika jonë – ME KASTA dhe JO ME LIGJE E PARIME të drejta, të barabarta dhe humanitare.
    Nesër me siguri dhe me të drejtë do dalin ta kërkojnë ish-oficerët zbatimin e këtij parimi të kastave të privilegjuara.
    Pasnesër dalin ish-ekonomistët, ish-inxhinierët, ish-kooperativistët, ish-minatorët e me radhë…
    Lila, kërkoji mbështetje Dritan Hilës.
    Edhe Brixhid Gjikondos.
    Lumë si ju që i njihni dhe i doni kaq shumë ca “PERSONALITETE TË BULEVARDIT”!

  5. Burri Avokates' Popllit says:

    Po ne qe kemi neper klasa sportive ne shkolle, mund te futemi ketu?

  6. Mandravellua says:

    Une them te vaksinohen grasatoristet e parkut te Autobuzave, se gjynof…jane me te rrezikuarit

  7. Mandravellua says:

    E po keshtu vjen koha, se keshtu e solli vete i nderuari. AI vendos kush do jetoje (duke i dhene vaksinen) dhe kush do vdese ( duke mos ja dhene) ,
    Nga gomarlleku dhe narcisismi, ai hapi nje porte te rrezikshme qe zor se do e mbylle dot.
    Duhet degjuar shkenca, jo politika, kur vjen puna per te caktuar prioritetet e vaksinimit.
    Tani na dolli dhe Ylli Baka “personalitet” sepse u dekorua nga Likja. Qysh do ja bejme… do ja japim vaksinen apo jo ?
    Duhet pyetur “I gjati”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje