Shqipëria mori një vlerësim të lartë sa i përket procesit të reformës në drejtësi. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi gjykatësin Adrian Dvorani si kampioni i luftës kundër korrupsionit. Ai është në mesin e 12 personaliteteve në mbarë botën që morën një vlerësim nga sekretari amerikan i shtetit si kampioni ndaj Antikorrupsionit.
“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit në vlerësimin e tij.
Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016.
Natyrshëm shtrohet pyetja: Kujt i drejtohet ky mesazh i rëndësishëm i lëshuar nga administrata e re e Joe Biden nëpërmjet DASH?
Ky mesazh nga Uashingtoni nënkupton se Dvorani gjatë detyrës së tij në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që kishte si detyrë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese ka pasur jo pak presione dhe ato “silure” lëshoheshin nga politika.
Përplasjet më të forta të tij kanë qenë ato me kreun e shtetit, presidentin Ilir Meta. Nuk është e largët periudha e konfliktit të ashpër mes Metës dhe Dvoranit, ku presidenti nuk linte ditë pa dalë në media duke sulmuar kreun e KED-së dhe akuzuar për procesin e emërimeve të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Madje Meta bëri edhe një kallëzim penal ndaj Dvoranit. Sulmeve të Metës ndaj Dvoranit, natyrisht që iu shtua edhe Sali Berisha.
Në gjuhën diplomatike ky vlerësim dhe motivacioni i këtij çmimi ndaj Dvoranit të bën të mendosh se është një mesazh indirekt dhe mbase një goditje ndaj presidentit Meta dhe Berishës. Njëherësh SHBA, edhe me administratën e re të presidentit amerikan Joe Biden po jep mesazhin se mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, si e vetmja mënyrë për të ndëshkuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Vlerësimi i Ardian Dvoranit në fakt, ka tërbuar dyshen Meta-Berisha.
Aq sa, menjëherë sa u publikua lajmi, Ilir Meta nuk e përmbajti dot veten, por reagoi direkt personalisht, duke akuzuar “mafien ndërkombëtare”.
Pastaj lëshoi edhe disa deklarata të njëpasnjëshme me anë të Blushit të tij.
Berisha ndërkohë, që ka hallet e tij me SHBA, pasi tashmë e kanë futur në listën e të padëshiruarve, bashkë me familjen, është treguar pak më i përmbajtur.
Ai është mjaftuar me reagimin e dhëndrit të vet, Jamarbër Malltezi, që është i tremburi i madh i SPAK, për shkak të asaj që ka bërë me privatizimin e kompleksit Partizani.
Por si të mos mjaftonin me sulmet e drejtëpërdrejta, Meta dhe Berisha kanë bombarduar faqen e Ambasadës amerikane në Tiranë, me sulme të bëra nga mbështetësit e tyre, që paguhen për të bërë komente, ndërsa gazetarët e taborrit të tyre, janë përpjekur të zhvlerësojnë titullin për Dvoranin, me argumentin se ai nuk ka bërë ndonjë gjë në luftën ndaj korrupsionit.
Po pse, pak është që në kulmin e shtetit policor të Berishës e Metës, të cilët ishin në gjëndje edhe të vrisnin qytetarë që protestonin kundër tyre, të dilje kundër tyre, siç bëri Dvorani në rastin e video skandalit të Ilir Metës me Dritan Priftin!
Vetëm një shembull ky, se Dvorani në fakt, si pakëkush në Shqipëri, arriti të përballet me dy nga politikanët më të egër dhe hakmarrës në vend, por dhe më të korruptuarit, për më shumë se një vit.
Për të natyrisht do të ishte më e lehtë dhe e thjeshtë të tërhiqej, pasi është provuar se ata që janë përballur me Metën dhe Berishën kanë përfunduar shumë keq.
Por ai zgjodhi rrugën e vështirë dhe sot me të drejtë, vlerësohet nga SHBA, si një fitore morale ndaj dyshes politike me të kriminalizuar dhe të korruptuar në vend.
(TemA)
Dvorani mori vlersim por drejtesia eshte e kapur nga klanet mafioze te dy familjeve me kriminele berisha meta.
Po nuk u pastrua nga keta plehra,me nje lule nuk vjen behari.
Per rastin e Ilir Metes, Dvorani ka votuar njelloj si te gjithe te tjeret qe i dhane pafajesi. Kuptohet qe cmimi eshte kaq i pamerituar per nje gjykates te korruptuar qe ka dhene vendime ne koflikt interesi te dokumentuara publikisht, saqe tani mediat duhet ti mveshin dhe merita qe nuk i ka.
Prandaj nuk behet shqiperia, sepse pushteti i katert qe jane mediat, ne vend qe te ti nxjerrin ne shesh qeverise korrupsionin etj, merren me opoziten qe nuk ka asgje ne dore. O Mero, opozita ja dha voten reformes ne drejtesi, kur u votua nga te gjithe. Eshte detyre e qeverise qe ta coje perpara reformen ne drejtesi. U bene 5 vjet qe eshte votuar ne parlament. Nuk po shohim asnje fryt! Dhe prap fajin e ka opozita! E drejte se qeveria votohet per te zhvatur popullin dhe te haje darka tek nusreti.
Devi! Mire thua ti qe qeveria duhet te çoi perpara reformen ne drejtesi,por ki parasysh edhe pengesat e medha qe i ka sjelle dhe po i sjlell Berisha,Meta,Basha,Fallxhorja.Ata po hedhin trungje te trashe para rrotave te reformes ne drejtesi,sepse ata e din mire se ajo do t’i denoi me burg.Jane kriminela dhe per kete ata nje dite do te japin llogari.Prandaj nuk e duan reformen ne drejtesi ata.
Eshte afer fundit, durim! Nuk ka qene aspak e lehte lufta ndaj KANCERIT qe ka kapur Shqiperine prej gryke. Ti thua dicka te sakte ne lidhje me mediat me siper.Ama, Kane qene shume te pakte ata qe kane ndihmuar DVORANET ne lufte kunder KANCERIT. Kjo sepse Sonilat Cim Pekérat, Frangajt me Fevzinjte, Lubonjerat etj etj jane BERE PALE ME KANCERIN. Principi I tyre… LEPIRJA E KOCKES, osé… Te pagdhendur… Te TRASHE… IDIOTE. E gjitha ne dém te Shqiperise e interesave KOMBETARE. Prandaj vlerat e Dvoranit, te Dvoraneve dhe atyre shqiptareve te mencur e atdhedashes, mediat guximtare e VIZIONARE, sot po fillojne te dalin ne siperfaqe,te dukshme per te gjithe, dhe ne te gjithe u jemi borxh. Kjo do te kuptohet shume shpejt.
Jo z. Devi.E ke gabim kur thua ‘ meresh me opoziten, Autori I shkrimit eshte mare me dy individe te korruptuar dhe jo me opoziten Zotrote po qe se mendon qe keta perfaqesojne opiziten e ke gabi.Ah, po. Keta e kane uzurpuar opoziten dhe kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi
Dvorani eshte njeriu shembull i magjistrit per ata qe punojne ne drejtesi ,me qetsin qe e karakterizon dhe profesionalizmin e tij,i ka bere balle pa frike dyshes hakmarrese Berisha Meta per ata qe i dalin kunder gjate dhe pas gjykimit ceshtjes te bllokut te zi te korrupsionit.Madje ai me qetsin e durimiin e nje njeriu te perkushtuar per profesionin qe ushtron , pranoje te paraqitet edhe perpara prokurorise posacme per akuzen e Metes Tani.eshte ne doren SPAK perfundimi i hetimit tij dhe paraqitja e vendimit te spak.Populli shqiptar duhet te njohe sa me shpejt njerzit qe e duam vendin e tyre dhe punojne me ndergjegje per ta zhvilluar ate ne te gjitha drejtimet dhe ata qe bejne sikur e duan per ta perdorur ate per pasurimin e tyre e klanit qe perfaqsojne.
Mallkimi modern i ketij shteti eshte mafja, droga, korrupsioni , vjedhja. Shpresojme tek Shba. Popull baltë.
Kur thoni që komentuesit paguhen për komentet e tyre besoj se keni parasysh veten tuaj ju të Temës se nuk ka sesi t’ju shkojë mendja tek kjo. Që Dvorani ishte në shkelje me emërimet per GJKSH kjo u vërtetua edhe nga komisioni i Venecias. Se tani SHBA e dekoron me titull kjo s’do të thotë që Dvorani paska qenë i kulluari. Kjo do të thotë që përputhet me interesat e SHBA-se që jo domosdoshmërisht janë ato të Shqipërisë dhe që jo domosdoshmërisht janë etalon i të drejtës.
Po mire more Artur , po Presidenti nuk ishte me shkelje me kandidaturen qe katapultoi per Gjykaten Kushtetuese ne vend te Arta Vorpsit , qe i plotesonte kriteret me Xhaferllarin qe është përfolur vazhdimisht si kandidatja që nuk plotëson kriteret për në Kushtetuese, pasi në të shkuarën e saj i janë konstatuar shumë shkelje.
Edhe kur hartuan pikëzimi i listave, kryetari i KED Ardian Dvorani dhe kryeprokurorja Arta Marku i dhanë zero pikë Xhaferllari gjatë procesit të klasifikimit në KED. Sa per te drejtat alla LSI qe na servir zotrote duken shume te shtrembera e nuk ja shpetojne lekuren Ilir Metes ketij Haxhiqamilisti , qe me ato qe ka bere e po ben ja shterroi vajin kandilit te vet.
Problemi është jo pak serioz. Dikush këtë nderim e sheh si çmimi për ushqimin qe na dhanë ne vitin 1987. Dhe nuk ka faj, iu shtua dhe një hall në kohë fushate.
Kur bie termet ne ndonje shtet
Te paret e ndijene qente e shkret
Ata ndihen shume te rrezikuar
Prandaj livizin si te terbuar
*
Keshtu po ndodh dhe ne shqiperi
Me ndryshimet ne drejtesi
Politikanet qe jane te rezikuar
Po na bejne si te terbuar
*
Ata flasin per armiq dhe pucist
Sikur shteti te ishte komunist
Ambasador dhe njerez te paguar
Shqiperin per te gllaberuar
*
Dovranin e kishin hale ne sy
Se i futi hundet ne drejtesi
Vlersimi amerikan eshte nder
Por ketyre u bene qeder
DVORANI ESHTE LEPIRESI DHE VEGLA ME E MADHE E RAMES… MOS BENI SIKUR NUK E DINI…
O lere mos e pyet, trim i madh dvorani. Beri namin per drejtesine, i dhimbsej shume hahaha, vetem se ca miliarda i dolen teper ne deklarimin e pasurise, i shkreti dvorani mesi i beri 10 miliarde leke