Meta “kërcënon” Ramën me 2 Marsin: Mimozat kanë çelur. Monikën e kam gjetur në PS, shqiptarët nuk janë dele

24 Shkurt 2021, 15:09Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për gazetarët ka kujtuar manifestimin e 2 Marsit, ndërsa theksoi se mimozat kanë çelur, pavarësisht pandemisë.

Teksa u pyet në lidhje me deklaratën e Ramës se Meta punon për aksionin opozitar, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kundër kësaj partie nëse ajo promovon oligarkët.

“Unë e thirra vjet mbledhjen e Sigurisë kombëtare. Bëmë disa mbledhje, përfshi dhe zotin Basha si kryetar të PD dhe përfaqësues të opozitës së bashkuar, i cili ka pasur qëndrime koherente dhe konstruktive për çështjen e pandemisë.

Po ju e dini shumë mirë se kush e hodhi në erë konsensusin për përballimin e pandemisë. E hodhi tritoli i vëne nga disa forca tek Teatri Kombëtar. Është babëzia.

E di që shumë media do të merren që të shmangin disa fakte me ato shashka, por popullit nuk i hiqet qartësia drejt referendumit. Mimozat kanë çelur, meqë më kujtuat 2 Marsin.

Unë aksion opozitar nga presidenca?! A mund t’i bëjë shërbim kryeministrit meqë s’ma ka kërkuar? Unë shërbim LSI, kryetares Monika, që e kam gjetur në PS?!

Do ti bëjë një shërbim do t’i them; presidenti del që të ndërgjegjësojë qytetarët që të votojnë pa frikë. Që të kuptojnë se ata që ankohen dhe s’votojnë, mos të ankohen fare.

T’i thuash ti shqiptarëve, se s’dua ta them se ça ka thënë ai, jo mo zotëri jo, nuk janë dele shqiptarët. Nëse ke drejtuar mirë, populli nuk dëgjon presidentin. Por që të bëhemi Kore e Veriut dhe të brohorasim; bravo Shqipëria socialiste!

Tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dalë as Serbia as kush tjetër, në integrimin e BE, se Shqipëria ka qenë para tyre. Këto negociata që nuk çelen kurrë këtu, i kanë çelur. Ka përfunduar kjo histori.”, -tha Meta.

8 komente në “Meta “kërcënon” Ramën me 2 Marsin: Mimozat kanë çelur. Monikën e kam gjetur në PS, shqiptarët nuk janë dele”

  1. Endri says:

    E vertete, shqiptaret nuk jane dele dhe ti do dalesh me kepuce te kuqe

  2. Ilir Mete qyrrashi koke-rroçkë says:

    Ditet kur do jesh marre nen arrest per vjedhje galopante po vijne
    Burgun e ke të sigurte dhe sekuestrimin e cdo gjeje qe ke vjedhur.
    Fundi jot Ilir eshte vete varja në qeli !!!
    Femijet e tu do jetojne me turpin qe do Po ju le pas ti dhe baxhella jote . Do tu mohojne per jete. Sdo pranojne kurre të thone se kush jane prinderit e tyre.

    1. Sakt dhe bukur.Ky eshte fundi qe pret Ilir Meten(halten) dhe pasuesit e ti.

  3. Tirona says:

    Me fal por une e di qe Fatosi ti ka kthyer breket e Mones!!

  4. Vetem nje i degraduar dhe i trembur per vdekje si Ilir M(u)età nga vjedhjet dhe poshtersit qe ka ber mund te flas me kete gjuhe.Ora ,qe ai te kalbet ne qelin e burgut po afron.Aty do e shofim trimerin e ti.Uroj qe ky çast te jet sa me afer (mos e zent pranvera dhe “mimozat “qe po na tergon).

  5. k says:

    Mos flit në emer të shqiptareve, hajdut i korruptuar.

  6. Tepelensi says:

    *************
    PRESIDENTI. ********* Mbledhje
    Me kshilltaret e vete per ndergjegjsimin e qytetarve
    qe te votojne pa frike kunder qeveris

    *********************
    Do hapim zjare i thote blushi
    Ti president je si VOJO KUSHI
    Presidentit ne ato momente
    Mendonte se ish komandant Aliente
    *
    ARBEN CICI qe ishte ne kembe
    Qeshte dhe ngeli pa mend
    Ore Blushi gje mos keni pire
    Pak rraki dhe nje gote shellire
    *
    Jo mor thote Flamur Gashi
    Ky njgjan si MUJO ULQINAKU
    Kur armikut te na zbarkoje
    Ne topat do ti drejtojme
    *
    Pa te shikojme se cbehet ne bote
    MUCAJ dhe ZHLALI te na i thote
    President kete ralle jemi ne halle
    Te gjithe kundra na kane dale
    *
    Presidenti pyt per pushtetin vendor
    YLLI ASLLANI thote skemi gje ne dore
    SPIRO cbehet me sigurimin kombetare
    Jane afruar shume imperalistet american
    *

    Po ekonomin tone PETRAQ ce pret
    Jemi nje cik dobet ska bereqet
    Me ceshtjet sociale BRUNILDA ca po bene
    Jemi keq president jane me P S-ne

    *
    BLEDAR cbehet nga drejtesia
    Na i ka mbledhur shume qeveria
    Nga te gjithe njerezit e besuar
    Pjesa me e madhe u largua
    *
    Mbledhja me kshilletaret po vazhdon
    Kur te mbarojoje do tu njoftoje
    Neqoftese ka ndonje lajme te mprehte
    Do tu lajmrojme sa me shpejte

  7. Bajrami says:

    E mer Lir!
    Na kane thonee qe Lsi edhe kur wish to te rregullon pune edhe ti ishe shefi ” kush i zgjidh hallet e mija ” Ilir Metua Lsi ndryshe hajduteria!
    O Lir we di ti qe sot ne muhabete, kudo quhet parti e hajduteve! I bone shkurt
    T po qe LOS eshte hajdut. I sen qe kur vjen fjala, militantet e LSI thone jeans pa parti e sed njohim LSI.
    LIRO mos fol brockulla Ajo puna e Dvoranit dje ta ka percellu bukure mire prapanicen! Thuper e fort e Amerikane
    eve. Leri pordhet gjasme je mik me Amerikanet! Institucionet amerikanet qe merren me ligjin nderkombetar nuk kane mik as Presidentin e USA kur vjen puna e jo me ty qe tashme je nje nivelin e nje personi ordiner. Saqe mileti akuzon dhe i kerkon llogari Rams pse te zgjidhi President! Or 7% me ze e figure!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje