Fushata e 25 prillit, Meta hap median e vet: Këtu në Presidencë do të ketë dhe një portal

24 Shkurt 2021, 14:58Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se në Presidencë do të hapet një portal për problemet zgjedhore.

Kreu i shtetit tha se të gjitha problemet do të pasqyrohen aty dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rinovojnë kartat e identiteti dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të gjithë qytetarët të shkojnë të rinovojnë kartat e tyre të identitetit siç bëra unë.

Këtu në Presidencë do të ketë dhe një portal që do të pasqyrojë të gjitha shqetësimet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Të gjithë qytetarët duhet të dalin në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre”, tha ndër të tjera Meta.

Më tej tha se pas 25 Prillit në vend do të rivendoshet rendi kushtetues dhe do të rithemelohet shteti

2 komente në “Fushata e 25 prillit, Meta hap median e vet: Këtu në Presidencë do të ketë dhe një portal”

  1. Lanabregesi says:

    Ne 25 Prill shqiptaret do rivendosin ne vendin e duhur hajdutin Ilir Meta, dhe familjen e tij mafioze. Te gjithe ne votime.

  2. marjani says:

    Na kerrciti qimja ,une po mbledh leke se me ka ngel banja pa dere,ti i pa ngopur do akoma te tallesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje