Premtimi i Lulzim Bashës: Kur të bëhem kryeministër do ul faturat për 70% të shqiptarëve dhe do të krijoj bursën e enersgjisë

24 Shkurt 2021, 12:06Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e mërkurë programin e tij për energjinë elektrike.

Gjatë fjalës së tij, Basha u angazhua se me të marrë pushtetin do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare si dhe do të liberalizojë tregun në këtë sektor.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

Ne do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë.

Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundësitë për të gjeneruar punësim”, tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati premtoi bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën.

2 komente në “Premtimi i Lulzim Bashës: Kur të bëhem kryeministër do ul faturat për 70% të shqiptarëve dhe do të krijoj bursën e enersgjisë”

  1. Cfar ndryshimi ben ky Klloun nga nji qe rri ulur dike Lulishteve
    te tiranes ,kush na thot ?
    Shko e kap nji shetites te papune ne Lulishte ,pa Matrapik ne krah ,
    jepi nji Leter me disa Pika te nenvizuara me poshte ne radhe ,
    dhe thuaj dil e perfaqso X-parti politike dhe premto cte duash sepse shqiptaret jane budallenj
    te gjithe ,
    njelloj si Ty ,
    qe s’ja ke iden per cfar behet fjale ktu dhe cdo te thone kto qe lexon ,
    vetem derdellit ,kjo te ben Politikan ne Shqiperi !

  2. MERSIN MUCA says:

    Inteligjences
    Zoti i ka vene kufij,
    idiotesise jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje