Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë çdo faturë që kanë shpenzuar gjatë pandemisë për trajtimin e sëmundjes. Ai premtoi se me qeverisjen e tij do të bëhet gjithçka që të lehtësohet sa më shumë përgjegjësia ndaj qytetarëve. Basha foli për një plan rimbursimi, por nuk dha detaje.
“Deri më 25 prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime dhe të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin. Prandaj ju lus të merrni të gjitha masat, që nga maskat mbrojtëse, që nga higjiena, që nga distancimi.
Për të gjithë ata që kanë mundësi financiare të bëjnë gjithçka për të zbatuar protokollet shëndetësore të rekomanduara dhe të ruajnë të gjitha faturat, sepse qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka, që borxhin ku iu ka zhytur papërgjegjshmëria e qeverisë e Ramës, mos të jetë gur në qafën tuaj, por të mundësohemi t’ua lehtësojmë sa më shumë dhe ta vemë në veprim pas 25 prillit.
Prandaj dokumentoni çdo shqetësim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson. Ju drejtohem në veçanti familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së foli në lidhje me këtë çështje gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë.
Hahahahaha o Luli o trim me flet.
Te nderuar qytetar
I ruani mire faturat e shpenzimeve per covidin.
I ruani si syte e ballit se do tua kompesoi Lulja sapo te marri pushtetin. Mos harroni se do tua kompesoi sic jua beri hipotekimin e shtepive sapo te behej kryetar bashkia .
Po dhe kete ptemtim do tjua japi sa te qethen viçat vetem ju mos u tregoni te paduruar se rritet shpejt leshi i curres
Shqupisat e hapen thesin….
Si faturat qe leshonin partizanet dhe i thoshin popullit do ju paguajme kur te fitojme luften…
O shkerdhate ; te qifshin gomert , o kriminel e hajdut , i Sales; qe vodhet sa mundet e tashe po mendon per popullin ti , qe bane marreveshje e me Rame surrelin, e ai te jep e 14 000 000euro , i vodhet shqiptaret, me gjthe Like hajdutin.30 vjet qe vidhni ,e keni marre vendin peg , populle revolte .