Nga Kategoria e Parë në Gjeorgji, sulmuesi shqiptar firmos në elitë

27 Shkurt 2021, 11:29Sport TEMA

Aladin Sallaku është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Torpedo Kutaisi në Gjeorgji. 2

26 vjeçari nga Tirana ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe prej këtij sezoni do luaj në elitën e futbollit gjeorgjian.

Sulmuesi deri në janarin e këtij viti ka qenë pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë, teksa ka luajtur më herët edhe me Besën dhe Bylisin (Superligë).

Sallaku është produkt i Akademisë së Tiranës, teksa ka luajtur me skuadrën U17 vjeç.

Tanimë kryeqytetasi do tregojë veten në një kampionat të huaj, që për të është eksperienca e parë.

Me Turbinën në 3 muaj Sallaku u aktivizua vetëm 90 minuta në Kupën e Shqipërisë duke gjetur edhe rrjetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje