Spektakël mes Partizanit dhe Laçit, në fund kënaqen me nga një pikë

27 Shkurt 2021, 18:09Sport TEMA

Partizani dhe Laçi kanë dhuruar një ndeshje shumë të bukur, të denjë për statusin e pretendentëve që kanë në luftën për titullin kampion në Superiore.

Një duel i luftuar në çdo top që kja parë aksione sa në një krah në tjetrin, betejë takike dhe gola mjaft të bukur.

Por në fund, sfida ka parë vetëm dy gola, një të shënuar nga Çinari në limitin e pjesës së parë, e një tjetër të shënuar nga Harmon në të dytën që barazoi shifrat.

Ky barazim 1-1 kënaq përgjysëm skuadrat, pasi nuk marrin pikët e plota, por që gjithsesi arrijnë të shkurtojnë me një pikë diferencën nga Vllaznia të cilën e ndjekin në luftën për titull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje