FOTOT: 25-vjeçari la universitetin për video-lojërat, fiton... 2.4 milionë dollarë në vit

28 Shkurt 2021, 11:27Lifestyle TEMA
FOTOT: 25-vjeçari la universitetin për video-lojërat, fiton...

Një i ri që braktisi studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi – duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube teksa luan video-lojëra të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe djreton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje