Në takimin me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u përball me kritikën që Jona Liqejza, kandidate nga Shkodra bëri në adresë të kryesocialistit.
Ajo i tha se “e ka harruar që e ka një gen prej Shkodre dhe se qyteti duhet kthyer në gjendjen që meriton”.
Rama duke qeshur tha se këtë ia thonë dhe shkodranët por se nuk ka qenë totalisht në dorën e tij.
“Ma thonë shpesh dhe shkodranët këtë, megjithatë s’dua të justifikohem, por kjo ka ndodhur pak edhe për faj të shkodranëve. Që kanë votuar dhe zgjedhur gjithmonë një kahje tjetër politike.
Ka zgjedhur një drejtim ku nuk është çështja drejtimi nga një kahje por në një drejtim ku ka pasur ekstremizim, polarizim, dhe ku politika ka triunfuar mbi punën, mbi faktet, mbi jetën e njerëzve dhe është zona me tensionin më të lartë të tifozllikut politik.
Kjo ka cënuar interesin e drejtëpërdrejtë të individit, se individi shef kush ja bën punën,” tha Rama.
Ky e ben Ducen/hitlerin/Sali Berishen te duket heronj me dhismat e tij……te pakten Ducja e donte Italine dhe civilizoi me aq sa pati mundesi Shqiperine Otomane mesjetare….
Shkodra parajse lumenj rrethuar
Ku rrojne derra te terbuar
Ne mesjete veten harruar
Po Durresi ça faji te ka pas mer kokrra e piktorit
Apo jemi mor noiher me tifozllik si puna Shkodres
Nejse …faji jone i gjithi po shyqyr qe vum mend thuj