Prokurori Xhevat Hana vuri nën akuzë ish oficerët e SHIK që zhdukën Remzi Hoxhën, vajza e tij kandidate e PS: Do çoj sa më lart emrin e tij

28 Shkurt 2021, 14:07Politika TEMA

Njëra prej kandidateve për deputete që kanë aplikuar në platformën e PS, që u prezantua sot nga kryeministri Rama është Albana Hana.

Ajo rrëfeu se është vajza e një prokurori të nderuar, Xhevat Hanës, njeriut që dërgoi nga bankën e të akuzuarave ish oficerët e SHIK që rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën, që sot nuk jeton më, dhe do të mundohet që të çojë para emrin e tij.

“Jeni pak arrogant”, aplikantja për deputete në PS ia thotë troç se çfarë nuk i pëlqen tek ai, kryeministri Rama bën reagimin epik: Bindjet e mia i mbroj me çdo kosto!

“Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar. ” – tha Albana në prezantimin e saj.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Albana Hanës. kandidate për deputete për PS për zgjedhjet e 25 prillit që t’i thotë çfarë defekti shikon tek ai.

Ajo tha se PS duhet të mbajë më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. “PS është shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve plangprishës. Duhet ndoshta të mbajë pak më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. Unë e para”, tha ajo.

Ndërsa ndalur tek figura e kryeministrit ajo tha se ai është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe pak arrogant. “Jeni shumë i drejtpërdrejtë. Kjo është pozitive por ka edhe anën e vet negative. Sepse i vë njerëzit pak në ndrroje. Jeni pak arrogant”

Rama u shpreh se preferon t’i mbrojë bindjet e tij me çdo kosto dhe ndoshta ndonjëherë e bën të duket arrogant.

“E thonë shpesh. Drejtpërdrejtësia, ndonjëherë mbase me tepri. Unë preferoj të mbroj bindjet e mia me çdo kosto. Faleminderit që më në fund e nxore një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv”, tha Rama.

 

8 komente në “Prokurori Xhevat Hana vuri nën akuzë ish oficerët e SHIK që zhdukën Remzi Hoxhën, vajza e tij kandidate e PS: Do çoj sa më lart emrin e tij”

  1. Martin says:

    Ku i gjen Partia Socialiste keto kandidatura?!
    Nuk thoshte kot i ndjeri Pjeter:
    “Keta nuk jane socialista, jane specialista!”

  2. gres says:

    turp per ty mer plehre kryeminister qe per pushtet me ke nuk lidhesh, ptuuuuu rrac e qelbur, je me keq se maloku

  3. Koti says:

    Prokurorin e nderuar dhe të pa korruptuar, ia mori jetën Sali Berisha i cili, në pamundësi për ta korruptuar e helmoi dhe e çoi parakohë në botën tjetër. Shumë u kërkua në atë kohë që të hetohej për shkaqet e vdekjes se parakohshme të tij, por mostra Sali nuk lejoi të bëheshin hetime.

  4. votues të ndershëm dhe me zemër says:

    Shumë larg nnga kurbeti ju pershendes me shumë sinqeritet dhe rrespekt ju Albana Hana, që keto ditë ju po ja kerkoni besimin popullit të zonës tuaj për t’ju zgjedhur si deputete e tyre. Ju vajza e prokurorit të ndjerë Xhevat Hanës, që ishte një hero i heshtur, i drejtë, i pa-korruptuar dhe trim, duhet dhe e meritoni besimin e popullit të zonës tuaj e bile të gjithë Shqiperisë, që të bëheni deputete dhe ta bëni të degjueshëm zërin e atyre që nuk i degjoi dhe nuk i degjon askush që 30 vjet. Ju zonja Hana, po të keni veçse një pjesë shumë të vogël të DNA-së së babait tuaj Xhevat Hanës, ju e meritoni voten e popullit për deputete e jo vetem kaq, por ju meritoni vendin e duhur në drejtimin kolegjal të shtetit dhe të popullit Shqiptar. Unë dhe familja ime që jetojmë jashtë Shqiperie, mgjthse nuk ju njofim personalisht, por duke e ditur që jeni vajza e Xhevat Hanës, do votojmë për ty personalisht. Kjo votë për ne është një shenjë respekti pêr babain tuaj, për ju, dhe mendojmë thellësisht që populli Shqiptar ju meriton. Zoti dhe shpirti i babait tuj ju ndihmoftë.

  5. Shqiptar says:

    Nevojitet vajza e njè njeriu tè pèrkushtuar dhe tè ndershèm, qè pagoi me jetèn e tij, atè qè ky kryeministèr nuk e njeh,,,,,,,IDEALIN DHE DINJITETIN.
    Njè njeri qè bèn hajdutin president, dhe ankohet mè pas pèr vesin e tij, qè bèn pazare me vrasèsit e shqiptarève,,vetèm e vetèm pèr tè mbajtur karriken e pushtetit,,,mè ndjeni por njè njeri i tillè KEQPÈRDOR vajzèn e njè tè rèni nè detyrè, pèr lavazh tè njè surrati qè njeh pèr shokè e miq Elvis Roshè dhe Vangjush Dakon apo Tom Doshin e Mhill Fufin.
    Se kush janè kèta, lexoni deklaratèn e departamentit tè lartè tè shtetit.
    Xhevat Hana, i takonte asaj kategorie shqiptarèsh, qè Edi Rama, i mban pèr budallenj.
    Jo, Edi Rama nuk èshtè arrogant. Ai èshtè thjeshtè KOT, NJÈ SHOK I HAJDUTÈVE.

  6. popull del prej pyllit says:

    Edi Rama ashte nje kaqol , ashte shoku i Berishes; i like hajdutit ; I bashe hajdut e kriminel , qe bajne marrevesh ! kerkojne pushtet me mbrojet pasurit qe kane vjedhe , REVOLTE MBARE POPULLORE ! BANDAT KANE MARRE VENDIN PEG 30 VJET. SHQIPTARET JETOJNE SI NE AFRIKAN .

  7. marjani says:

    Pozicioni dhe pozita vetvetiu krijon ngrirje akulli dhe distance ashtu rutine dhe ze vend ashtu dukshem e pa dukshem, aftesia e kesaj eshte thyerja e shume deshirueshme,per te vetmen arsye PERFAQESIMI,per vazhdim ne te 3 tin e domosdoshem per te tere bashke

  8. Xhovalini says:

    Njerez te tille qe tregojne intigritet u prishin pune si martinit dhe gresit, keta duan berish edhe kur jua qin fisin jetyre, siç beri me nikoll lesin e shum te tjere qe su gjendet varri. Mere i ram se keta nuk behen njerez, mere dhe mbaje dhjet vjet ku keta krima te mos marin fryme me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje