Shau futbollistin “shqiptar m***”, prokuroria italiane dënon me 5 vite trajnerin

28 Shkurt 2021, 18:25Sport TEMA

Fyerjet ndaj një futbollisti shqiptar janë cilësuar si një ngjarje shumë e rëndë dhe vepër penale që duhet ndëshkuar rreptësisht nga Prokuroria e Trentos.

Kjo e fundit ka dënuar me 5 vite përjashtim nga çdo lloj impianti futbollistik amator trajnerin Luka Tioco, i cili kishte fyer gjatë një ndeshje të Serisë D futbollistin Grasjan Aliu.

Trajneri në fjalë ishte dënuar 4 muaj, të cilat u kthyen në 2 pas apelit, nga drejtësia sportive italiane, pasi gjatë ndeshjes mes skuadrës së Sedikos që drejton dhe Adrieses të luajtur në dhjetor, kishte ofentuar futbollistin “shqiptar m***” gjatë sfidës. Ai dhe Aliu njiheshin pasi trajneri e kishte drejtuar vetëm një vit më parë futbollistin.

Gjyqtari i katërt dëgjoi gjithçka dhe i dha karton të kuq, nga i cili erdhi edhe pezullimi nga Federata Italiane. Por ndërkohë, Prokuroria në Trento hapi hetim dhe pas dy muajsh, u vendos se kjo përbënte shkelje të rëndë me bazë etnie.

Kështu, nga Prokuroria u dha masa e përjashtimit nga çdo impant sportiv i Tiocos për 5 vitet e ardhshme, duke mbyllur praktikisht karrierën e tij, pasi ai do ta ketë të pamundur që të drejtojë qoftë edhe në stërvitje.

3 komente në “Shau futbollistin “shqiptar m***”, prokuroria italiane dënon me 5 vite trajnerin”

  1. Torino says:

    E dime sa na duan!Po te mos jete ligji te hane te gjalle ketu.

    1. ben says:

      Torino-kam jetuar 2 vjet ne Itali, ne Provincen e Aleksandrias qe me vone u quajt Provinca e Verbanias.
      Kam patur marrdhenie teper korrekte me banoret e Stresa-s dhe Omegna-s ku kam jetuar e punuar gjate asaj kohe. Italianet nuk jane te gjithe si puna e ketij palo trajnerit. Ne fund te fundit, sic thote edhe populli yne, nuk ka pyll pa derra. Edhe ne kemi derrat tane qe jane ato qe merreshin me pislleqe, nderkohe qe shumica ishte integruar plotesisht me vendasit dhe si te tille respektoheshin.
      Kam akoma shume miq ne Itali, me te cilet mbaj akoma lidhje dhe mund te them se jane njerez te mrekullueshem.
      Ajo qe dua te them eshte se cdo individ i ben vend vetes, kudo qe te jetoje. Italianet jane popull teper miqesor. Njerezit e thjeshte jane kudo te tille, por ne shumican e rasteve eshte politika qe i trazon gjakrat.

  2. N. D. D says:

    Çudi.
    Një trajner province e dënojnë se shan një futbollist
    Një futbollist të kategorisë së parë e justifikojnë duke thënë se është pjesë e lojës të nxehesh kur shan arbitrin o lojtarët kundërshtarë.
    Mah..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje