Çfarë dimë për variantin kalifornian të Covid-19 dhe nga ndryshon ai nga llojet e tjera të virusit?!

3 Mars 2021, 16:46Bota TEMA

Një variant i koronavirusit i përhapur në Kaliforni – B.1.427 / B.1.429 – duket se transmetohet më lehtë dhe është më rezistent sesa versioni origjinal i virusit, që qarkulloi në fillim të pandemisë. I ashtuquajturi variant kalifornian u shfaq në radarët e virologëve në dhjetor 2020, kur mbikëqyrja kundër një varianti tjetër, atij anglez, u rrit, por me sa duket ai kishte qarkulluar për disa muaj tashmë.

Deri më tani, ishte e paqartë nëse varianti kalifornian ishte më ngjitës ose nëse ai u përhap lehtë në Kaliforni falë ngjarjeve super-transmetuese. Studimet e reja anojnë nga hipoteza e parë. Në njërën prej tyre, Charles Chiu, një virolog në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, analizoi 2,172 mostra virale të mbledhura në të gjithë shtetin nga shtatori 2020 deri në janar 2021. Në shtator varianti kalifornian nuk ishte ende i dukshëm, por në janar ishte mbizotërues me rastet që i atribuohen dyfishimit të tij çdo 18 ditë.

Analiza në trungun familjar të variantit B.1.427 / B.1.429 gjurmon pamjen e saj që nga fundi i pranverës së vitit 2020: do të kishte qëndruar në nivele të përhapura të pagjurmueshme për më shumë se 4 muaj, vetëm për t’u bërë më e përhapur. Një hipotezë është se – nëse më shumë gjenome të virusit do të sekuencoheshin në vende të ndryshme – do të kishte të tjera nga këto variante me më shumë “përhapje të ngadaltë” sesa ajo angleze, gjithashtu të pranishme në Kaliforni.

Nga analiza e 308 rasteve të Covid të variantit kalifornian në San Francisko, duke përfshirë 12 vdekje, Chiu hipotetizoi se B.1.427 / B.1.429 është edhe më vdekjeprurëse sesa llojet e tjera; por për shembullin e ulët të referencës (12 vdekje) rezultatet mund të mos jenë statistikisht të rëndësishme. Në vend të kësaj, duket e vërtetuar që varianti kalifornian është 40% më infektues sesa versioni i parë i SARS-CoV-2 dhe se njerëzit e infektuar me të prodhojnë një ngarkesë më të lartë virale.

Antitrupat nga njerëzit e kuruar nga format e tjera të kovidit ishin gjithashtu më pak të efektshëm në bllokimin e variantit të ri në laborator – megjithëse aftësitë e evazionit të virusit dukeshin më pak të theksuara sesa ato të variantit të Afrikës së Jugut. Por përgjigja imune e trupit tonë nuk bazohet vetëm në antitrupa dhe nuk është e qartë nëse varianti kalifornian është më rezistent ndaj vaksinave.

Një studim i dytë vëzhgoi përhapjen e variantit kalifornian në Mission District, në San Francisco, duke studiuar infeksionet në 326 familje. U pa që për çdo person të infektuar me B.1.427 / B.1.429, bashkëjetuesit kishin një mundësi 35% për t’u infektuar. Nëse, nga ana tjetër, infeksioni ishte për shkak të varianteve të tjera, probabiliteti i ngjitjes ishte 26%. Varianti kalifornian është identifikuar në 45 vende të botës, por deri më tani është përhapur gjerësisht vetëm në Kaliforni. (FOCUS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje