Boiken Abazi: Fitorja e Albinit në Kosovë ka sjellë një valë entuziasmi në Shqipëri, e kam parë në fshatrat e Përmetit e Gjirokastrës

4 Mars 2021, 10:41Politika TEMA

“Di që ftesa ka ardhur nga Rama, dhe Kurti ka mbajtur qëndrimin që në këtë vizitë, bërjen publike të takimit, ta bëjnë ata që e kanë pritur”.

Këtë përgjigje dha kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi, i cili kandidon në qarkun e Tiranës si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Abazit, presidenti Meta dhe kreu demokrat, Lulzim Basha, e bënë publik takimin, por nuk di arsyet pse kryeministri Rama zgjodhi të mos e bëjë publik.

Duke komentuar vizitën e Kurtit në Shqipëri, Abazi theksoi se fitorja e tij në Kosovë ka sjellë edhe një valë entuziazmi në Shqipëri. Por, sipas tij, shqiptarët duhet të lëvizin vetë se shpëtimi nuk vjen vetëm nga Vetëvendosja.

“Këtë e shoh në disa fshatra të thella të Përmetit dhe Gjirokastrës. Shumë qytetarë në Shqipëri po e përqafojnë si projekt duke ndjerë frymën e nacionalizmit progresist, i ndërthurur me modelin ekonomik.

Shqiptarët e Shqipërisë duhet të lëvizin se nuk do të na vijë shpëtimi nga anëtarët e Vetëvendosje, por është momenti që shqiptarët e lodhur në këto 30 vite, të përfshihen dhe të kalojnë nga dëshira te vullneti”, tha ai për A2.

Ardhja e Kurtit në Shqipëri dhe mbështetja për kandidatët e Vetëvendosjes nuk është e re për politikanët në të dyja anët e kufirit, por e reja, sipas tij, është që kjo po bëhet publike. Sipas tij, çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas.

“Politikanë të caktuar kanë mbështetur kandidatë të caktuar në të dyja anët e kufirit. E reja është që ne po e bëjmë publikisht këtë gjë dhe nuk kemi gjë për të fshehur.

Çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas nga ana tjetër, Kurti është nënshtetas i Shqipërisë”, tha ai.

Sa i takon deklaratës së Albin Kurtit dje në Tiranë, se do të bashkëpunojë me të gjithë politikanët shqiptarë, Abazi theksoi se për liderin e Vetëvendosjes ka admirim dhe frikë:

“Për Kurtin ka admirim dhe frikë, admirim se VV për 16 vjet është shtypur në mënyrë të dhunshme nga regjimi në Kosovë dhe deri te vrasja e aktivistëve.

Nuk ka bërë kompromise, njerëzit nuk janë pasuruar në Vetëvendosje, dhe kush e ka ndjekur e admiron, por kjo detyron dikë të shohë veten në pasqyrë dhe aty imazhi nuk del siç e kishte menduar e kjo mbase i tremb. Ekziston frika se mos rritemi më shumë se ç’duhet.”

Bojken Abazi tha se është në pritje të KQZ-së për zyrtarizimin e kandidaturës së tij në qarkun e Tiranës.

9 komente në “Boiken Abazi: Fitorja e Albinit në Kosovë ka sjellë një valë entuziasmi në Shqipëri, e kam parë në fshatrat e Përmetit e Gjirokastrës”

  1. Endri says:

    Ik mer hajvan. Ju jeni veglat e IM dhe jeni antikombetare

  2. Viola says:

    Jeni bere per te qeshur dhe per te qare. Pse nuk kane tru shqiptareet qe te shkojne pas Albinit?I i iken probleve te Kosoves dhe vjen te regulloje Shqiperine. Ai ku do qe shkon sjell kaos dhe jo zgjidhje. Te shohim sa i zoti do jete tu jape zgjidhje problemeve te tyre.

  3. Arber says:

    Boiken, vetevendosjen ne Shqiperi e shohin si nje bezdi qe ju vjen nga Kosova. Ti shume shume mund te maresh votat e njerezve te familjes dhe ndonje shok te ngushte qe mund te kesh. As votat e komshinjve nuk ke per ti mare.
    Prandaj me mire hiq dore nga politika dhe gjej ndonje pune per te qene se nuk shtyhet jeta duke bere Tirane – Prishtine dhe Prishtine – Tirane.

    1. Abc says:

      Ik pirdhu jeni si tufe karkalecash ne kosove do thueni koken ketu

  4. Tutu says:

    Ik or idiot se nuk e njeh njeri Albinin ne fshatrat e permetit… po ka bythe te marre dy ministra shqiptare ne qeveri si Rama…. Albini dhe femijet e tij i ka 50 % shqiptare … prandsj mos na cani derrasat me keshtu profkash…

  5. K says:

    Shqiperise nuk i duhet Albin Kurti! Shqiperia eshte nje vend Europian dhe jo islamik ! Shqiperise i duhet te largoje Saliun dhe Liken! Eshte e vetmja zgjidhje!

  6. Trotski says:

    Fuck You hajvan me Brire. As votat e shkalles ku jeton nuk ke per te marre .Budalla i pa lepire.- rrote Mulliri i peshtire.

  7. miri says:

    YYYY NARI ,dmth boiken>
    I ke thene te gjitha me shprehjen sa te kem kavajen e peqinini se rruj per nderkombetaret
    Idiot nuk e di cfare kerkon ne shqiperi

  8. Lanabregesi says:

    DMTH-en ky mustaqemuti Bole Abazi po ju tregon shqiptareve se Albin mashtruesi nuk eshte mashtrues.po pse o mustaqemut shqipot e Shqiperise jane ata te Kosoves qe u genjyen nga karamelet e helmatisura te Albinit? Po ik o Bole Abazi gjej ndonje pune, mos u sill rrugeve si qen i zgjebosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje