Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

4 Mars 2021, 09:18Ekonomia TEMA

Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për sa i takon të ardhurave për frymë. Sipas një raporti të Eurostat vendi ynë në vitet 2018 dhe 2019 regjistroi një të ardhur mesatare vjetore për frymë në vlerën e 4500 eurove, 700 me pak se Maqedonia e Veriut dhe 1600 më pak se Serbia.

Rajonin e kryeson Mali i zi me të ardhura 7500 euro, ndërkohë që mesatarja vjetore e BE është 31 mijë euro.

Për sa i takon zonave të vendit, veriu paraqitet me keq me 3600 euro për fryme pastaj jugu me 4000 euro.

Veriu i Shqipërisë, më i varfëri në Europë

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me të dhëna që i referohen vitit 2018 dhe 2019.

Sipas Eurostat, në vitin 2018, Veriu i Shqipërisë kishte të ardhura për frymë prej 3600 eurosh, nga 4500 euro që është mesatarja e vendit tonë.

Edhe Jugu i vendit sërish është në nivele të ulëta prej 4000 eurosh për frymë, sipas Eurostat. Në nivele të ngjashme janë disa rajone të Turqisë dhe të Serbisë.

Vetëm në qendër, të ardhurat janë pak më të larta, duke arritur në 5,400 euro për frymë, duke ua kaluar disa rajoneve të Turqisë, Serbisë e Maqedonisë.

Edhe në nivel shteti, (me 4500 euro për frymë nivel mesatar) Shqipëria është e fundit në Europë. Më dobët pas Shqipërisë është Maqedonia (5200 euro), Serbia (6,100 euro), ndërsa kryesimin në rajon e mban Mali i Zi (7500 euro).

Mesatarja e Bashkimit Europan është 31 mijë euro të ardhura për frymë, sipas Eurostat.

Sipas Eurostat, rajonet kryesore në renditjen e PBB-së rajonale për frymë në 2019, pas Luksemburgut (260% të mesatares së BE), jugu i Irlandës (240%), Praga (205%) në Çeki, Brukseli në Belgjikë (202%) si dhe Hamburgu (195%) në Gjermani.

PBB-ja e lartë për frymë në këto rajone mund të shpjegohet pjesërisht nga një fluks i lartë i punëtorëve që udhëtojnë (Luksemburg, Pragë, Bruksel dhe Hamburg) ose nga pasuritë e mëdha kapitale të zotëruara nga disa kompani shumëkombëshe me vendbanim në disa rajone (psh Midland në Irlandë) )

Në të kundërt, zona Veri-Perëndimore në Bullgari dhe Mayotte (të dy 32% e mesatares së BE),  janë rajonet më të ulëta në renditje.

5 komente në “Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë”

  1. Nje qytetar neutral says:

    E cfare ka per t’u cuditur ketu? Nga talloni tek Edvin Rama nepermjet Sali Berishes dhe Fatos Nanos perpara per fitorje te reja. Nuk na duhet pasuria, vetem keta liderat globale qe na dalin here pas here si kepurdhat pas shiut ti kemi me shendet.

    1. Ja historia qe ta kuptoni pse je mi ku jemi says:

      Po Shqiperia ka qene 1500 vjet nen Perandorine romake dhe 500 vjet nen Perandorine Otomane. Gjysmen e tokave na i moren Serbet, Greket dhe Mali i Zi me Maqedonine dhe kemi ngelur trecereku male dhe vetem nje e katerta fushe. Na ropi Ahmet Zogolli nga mati qe beri jete perrallore ne Europe pasi perlau gjithe floririn. Edhe ai pak flori qe mblodhi Ver llapa na e mori Ilir veshi me koke palaren e tij. Europa po na jep ndihme me pikatore pasi na ka cvatur si me fashistet ne 39 dhe me nazisten ne 43-in. Dyzet vjet na mori frymen Ver llapa dhe 13 vjet Sali trapi i cili shkaterroj gjithcka qe ndertoj me skllaverine tone Ver kaka. Gjysmen e popullsise e perzuri Sali serbi dhe familja e tij pasi shkaterrojn dhe vodhi gjithcka dhe ka ndertuar 17 kulla dhe kushedi se cpasuri te tjera ka ne banka off-shore. Kemi vetem 7 vjet qe po marrim fryme me Edi Ramen.

      1. Pensionisti me Kapele Republike. says:

        Harrove qe komunizmi ishte arritja e rradhes…….na myten pellazgt shqypfoles, lol!

  2. Shqipoja says:

    Si i shpetojne redaksise shkrime te tilla te papergjegjshme ?
    Vendi me te ardhurat me te ulta per fryme ne Europe eshte Ukraina.
    Ne vendin e parafundit renditet Moldavia
    Nje shkalle me lart eshte Kosova, apo artikullshkruesi nuk e konsideron shtet Kosoven ?
    Shqiperia eshte ne nje grup me Bosnjen dhe Maqdonine e veriut.
    KUJT I SHEBEJNE KETO SHKRIME DESINFORMUESE ?
    SHQIPTAREVE TE VERTETE, PATJETER QE JO

  3. rexha 10 says:

    PO PSE KETA TE EUROSTATIT NUKE SHOHIN NJEHERE TE ARDHURAT E KRYETAREVE TE PARTIVE,DEPUTETEVE ,MINISTRAVE ,KRYETAREVE TE BASHKIVE ,DREJTOREVE TE KADASTRAVE ,DHE DO TE SHIKONI SE DO TE KENE NJE RROGE SHTETERORE 20 HERE ME TE LARTE SE SA PUNTORET E THJESHT.PSE NUKE BENE NJE KONTROLLE PRIVAT PER TE GJITHA AKTIVITETET QE BEJNE KETA NJERZE NEPER INSTITUCIONET PUBLIKE ,DHE DO TE SHIHENI SE ASNJE PERSONE NUKE ESHTE NE GJENDJE QE TE JUSTIFIKOJE PARATE E KRIJUARA NE SAJE TE PUNES SE NDERSHEME.
    FILLONI NGA PRESIDENTI I THONCIN ME VIDIO ,E SHOQJA E KRYEMINISTRIT,ISHE USHTARI I SERBIT SALI VICIDOLItj.sy keni dhe drite nuke bejne.
    KONTROLLONI PASURITE E NJERZEVE QE I GJENDEN NEPER BRIGJET E DETIT ,DHE LAKOHEN GJITHMONE TE NJEJTAT EMRA QE JANE PRONARET VILAVE.PASTAJ NE FUNDE TE FUNDIT ,KUSHE PO E RR……..N SE C’FARE SHKRUAN INSTAT NE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje