Koordinatorja e “Global Initiative” komenton raportin e DASH: Ndërkombëtarët presin edhe konfiskimin real të pasurisë së krimit nga shteti

4 Mars 2021, 13:50Kronika TEMA

Koordinatorja e “Global Initiative”, Fatojona Mejdini tha se përveç sekuestrimit të pasurisë, Departamenti Amerika i Shtetit i kushton rëndësi edhe konfiskimit të saj.

“Autoritete ndërkombëtare i vendosin rëndësi atyre elementëve konkretët, të cilët do të bënin që pasuritë e personave të lidhur me krimin e organizuar realisht të shkonin në dorën e shtetit.”- u shpreh Mejdini.

Ndërkaq Mejdini kometoi edhe raportin e DASH i publikuar ditën e djeshme, ku theksoi se pritej që notat të ishin më pozitive sepse përgjatë viti 2020 ka pasur një sërë masash nga ana e organeve ligj zbatuese shqiptare, siç është OFL-ja, i cila pati si qëllim sekuestrimin e parave, të cilat vinin nga veprat të dyshuara si kriminale.

Këshilli i Evropës me mekanizmin e tij monitoruese, e ka vendosur Shqipërinë në një zonë gri të monitorimit nga shumë pak vende në Evropë të cilat e kanë këtë status.

Në raportin 2020 të DASH të publikuar të mërkurën e 3 prillit lidhur me  pastrimin e parave, theksohej se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.

Departamenti Amerika i Shtetit rendit si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.(euronews)

1 komente në “Koordinatorja e “Global Initiative” komenton raportin e DASH: Ndërkombëtarët presin edhe konfiskimin real të pasurisë së krimit nga shteti”

  1. lola says:

    Po e tha kjo debilja i ka vdek nana kesaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje