Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbledhur në një takim online, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku në fokus të taimit është rëndësia dhe sensibilizimi i qytetarëve për të marrë pjesë masivisht në zgjedhje. Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se dy detyrat e tij kryesore janë kontributi në përballimin e pandemisë dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.
“Dy janë detyrat e mia më të rëndësishme për të dhënë kontributin maksimal për përballimin e pandemisë dhe së dyti për ti shërbyer garantimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të cilat janë baza e gjithçkaje për vendin tonë dhe qytetarët tanë.
Unë nuk jam naiv që të pretendoj zgjedhje si në Danimarkë apo Suedi, për momentin. Në të ardhmen pse jo. Por ne i kemi të gjitha mundësitë si shoqëri, popull dhe institucione, të paktën ti ngjajmë Kosovës me zgjedhjet e fundit, apo Maqedonisë së Veriut.
Një temë që duhet të ishte e përfshire është ajo që ka të bëjë me krimin zgjedhor dhe veprat penale që prekin sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje informimit të njerëzve. Sqarimit të shumë elementeve që kanë të bëjnë me informimin e votuesit dhe me mënyrën si ai do të zgjedhë dhe është e rëndësishme që të gjithë ti ndërgjegjësojmë qytetarë tanë që në një sistem demokratik fuqia është vota. Kjo është një fuqi tek e cila duhet patur besim.
Çdo demotivim, cdo indiference nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por edhe qytetarit që të jetë më kërkues për të qenë më aktiv. Unë kam besim që çdo qytetar që nuk voton, moralisht nuk ka të drejtë të ankohet.
Ashtu sikurse çdo qytetar që e shkëmben votën e tij me favore të caktuara dhe e shet votën, në atë moment ai ka humbur të drejtën e llogaridhënës ndaj atij që i ka ofruar paratë.
Ndaj unë mendoj që kemi nevojë për bashkërendim për të garantuar një proces për vendin tonë për të kapërcyer një nga kushtet për çeljen e negociatave”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Tik Tak …Tik Tak
Ja kush jep moral, ky qe me kandidatet e tij, ka blere 90 % te votave te marra, me para dhe premtime per vende pune.Megjithese fjalet qe thote mund te jene te verteta, por te nxjerrura nga goja e tij, nuk kane asnje vlere.