Zyrtare, Najada Çomo i bashkohet PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Rama: S'duhet të mungosh në Qeverinë e ardhshme

4 Mars 2021, 10:12Politika TEMA

Në prezantimin e planit për shëndetësinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi shefes së Spitalit Infektiv që të bëhet pjesë e partisë Socialiste, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është momenti për ta thënë këtë që të gjithë ta dëgjojnë. Jam shumë mirënjohës edhe për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, po qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije.

Eshtë me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë sesa komandantja e vijës së zjarrin e njohur nga të gjithë të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në grup e deputeteve dhe deputetëve, as për të lënë vijën e zjarrit për t’u ulur në një nga karriget”, tha Rama.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Shëndetësia që duam”, Rama tha se nuk duhet të mungojë në qeveri, duke shtuar se duan ta kenë pranë tyre që të bëhen si ajo.

Të vijë me ne jo për tu bërë deputetja e radhës në grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për tu ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, jo aq sa njerëzit mund të mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është një luftë sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë parlamentit, të mos i mungojë njerëzve, të mos i mungojë qeverisë dhe të kuptojë më shumë në sinkron me njerëzit dhe sigurisht në sinkron me ju.

Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i supozuar të dilte sot pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që të bëhesh si ne, por bne të bëhemi sit y. Prandaj të duam pranë nesh, shumë faleminderit”, tha Rama.

Vetë Najada Çomo foli për vështirësitë e punës në frontin e COVID, por edhe për sulmet. Çomo tha se bluzat e bardha janë kthyer në një shërbim familjar për pacientët.

“Faleminderit zoti kryeminsitër, jam e nderuar që jam këtu sot, dhe dëgjova fjalë shumë të mira për ata kolegë që janë në vijën e zjarrit. Nuk është vetëm një vit pandemik, janë vite të tëra pune, janë një armatë e tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, imazheristët, që japin ndihmën e tyre, dhe kalojnë vuajtje të paimagjinueshme.

Pse e them këtë? Pasi është hera e parë që ne ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Atyre njerëzve u mungon familja, kjo është diçka shumë e rëndë për ta.

Ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, infermier, por u shërbejmë si të ishim familjarët e tyre. Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, te ne do gjeni shumë lotë, që shumë nga jashtë si kanë parë, dhe as do ti shohin. Lotët janë dhe për jetët e humbura brenda spitaleve Covid.

Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna në 8 Mars, dhe do të mbarojë me rastin e fundit, shpeshherë pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë, sepse e drejtoj këtë institucion, por ata njerëz që na janë bashkuar? Është e vështirë që të punosh me ta, por në punën tënde ke dhe kënaqësi profesionale”, u shpreh Çomo gjatë fjalës së saj.

5 komente në “Zyrtare, Najada Çomo i bashkohet PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Rama: S’duhet të mungosh në Qeverinë e ardhshme”

  1. Çeço Topulli says:

    Pse e kam frikë këtë femër?

  2. spartak says:

    Dr. Najada Çomo mund të meritojë shumë më tepër mirënjohje e dekorime se aq .
    Por forma dhe mënyra se si Ju deklaroni se duhet të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme shpreh hapur mangësi shumë të mëdha .
    E para . Nuk keni nevojë me e vënë në ballancë me të tjerë , për nivelin dhe aftësitë, që i nevoiten një pjestari qeverie , sepse jeni Ju, që vendosni , jo organizmat , e aspak Partia . Jeni ju mbi ato . Kjo ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e PS-së , e cila nuk ka më asnjë forcë dhe të drejta . Ato i keni uzurpuar Ju.
    E dyta . Kaq shpejt i fituat zgjedhjet . Apo jeni i sigurtë ? I jepni argumenta akuzave, se do kalohet me dhunë në vjedhje votash , për të patur pushtet përsëri . Edhe kjo është e do jetë një tjetër fatkeqësi .
    Ka shumë por nuk po shtjelloj , se do mbytemi me fatkeqësi , pa drejtësi .

    1. ben says:

      Spartak-nuk dua te komentoj per shumicen e asaj qe keni shkruar, pasi besoj se keni shume te drejte, por per pjesen e dyte kur i kerkoni Rames llogari per sigurine e tij ne fitimin e zgjedhjeve, duke aluduar per manipulimet e mundshem te tija.
      Kur Basha sillet teper i sigurte se do jete ai K.Ministri i ardhshem, kur te gjitha sondazhet e nxjerrin ate humbes, perse nuk paska te drejte Rama te sillet si fitues? Nga ana tjeter, ne nje fushate elektorale te gjitha forcat politike duhet ti inkurajojne perkrahesit e vet. Shiko si sillet edhe LSI-ja, kjo parti e familjes Meta, qe po tkurret cdo dite dhe deklarojne me mburrje se do fitojne 100 deputete, kur edha me budallai ne kete particke e di shume mire so do jete fat po moren 2-3 deputete.
      Nga ana tjeter, ne Shqiperi ka patur e do kete deformim te votes, sidomos ne zonat rurale, larg syve te vezhguesve, por nuk besoj aspak se keto deformime do ndryshojne drejtimin e pushtetit. Opozita e sotme nuk ka forcen qe te permbyse Edi Ramen, pasi figurat e saja drejtuese jane te konsumuara thellesisht para publikut shqiptar. I kemi provuar dhe sterprovuar, Bashen, Meten me shoke, qe sa here kane qene ne pushtet kane mbushur xhepat e tyre pa bere asnje pune.
      Anglisht folesit kane nje shprehje qe thote:
      If you fuck me once, shame on you, if you fuck me twice, shame on me.
      (Ne se ma fut njehere, turpi te mbetet ty, ne se ma fut per here te dyte, turpi me mbetet mua)
      Rama nuk eshte zgjedja ideale per vendin tone, por eshte e keqja me e vogel. Alternativa tjeter eshte e zeze si qymyri. E dime shume mire se cfare do beje Meta e Basha po erdhen en pushtet. Do vjedhin me shume se sfare kane vjedhur sa here kane patur mundesi, pasi vjedhjen dime ta bejne shume mire.
      Huqi del me shpirtin thote populli.

  3. Julia says:

    Si gjithmone perdoret e njenjta taktike ne te gjitha vendet ku mbizoteron korrupsioni.

    Dmth me pak fjale ,70% e kandidateve duhet te jene te paster dhe te pa konsumuar nga politika, sepse keshtu mund te marrin nje perqindje te madhe votash,dhe eshte ajo qe u intereson dmth nm ne parlament pastaj jane 4-5 ata te korruptuarit qe marrin ne dore fatet e qeverisjes dhe mbushin te gjitha arteriet strategjike te vjedhjes me ata qe lejne menjane.
    Kete duhet ta kuptojne njerezit

    1. Tony uk says:

      Julia ke Shqupi je punesuar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje