Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi, në një intervistë për emisionin “Real Story”, në “News 24”, u ndal tek kontributi i partive politike, në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Sipas Mazit, partitë politike duhet të ulin tonet dhe të gjithë bashkë të kontribuojnë në këtë aspekt, pasi ajo që fiton në fund është vetëm Shqipëria.
“Ky është një projekt madhor. Kjo është në të mirë të vendit. Në institucionet ndërkombëtare nuk integrohen partitë politike, por vendi.
Kur u integrua Shqipëria në NATO, unë isha ambasador në Londër. Në krye ishte PD, por u fut Shqipëria jo partia.
Duhet të dihet se përafrimi me korpusin ligjor që ka marrë vendim unioni që nga ’57-a e këndej, rrok 15 kapituj e mijëra faqe.
Duhet të bëhen të gjithë bashkë për këtë punë, është në interes të vendit tonë. Për këtë gjë, që unë kam nderin të kontribuoj, duhet të ndihmojnë të gjithë, e jo me fjalë e retorikë.
Ka ardhur koha të ulen tonet dhe të bashkëpunohet. Projekti i integrimit, që ka nisur vjet, që të hapen negociatat për Shqipërinë, nuk ka hapje politike, është hapur.
Ne presim që të ulemi dhe të diskutohet me unionin. Sa më shumë ne të mos kemi kujdes për pikërisht hedhjen baltë, aq më shumë do të ndikojë në mendimin e politikanëve karshi nesh”, u shpreh kryenegociatori.
i Nderuar Mazi:Shqiperia “Ryne” ne Eu..kur Eu-ja nuk EKZISTON….
1-Si Munde ti Besoj Lulezim Bashes, qe na Bene Protesta dhe Deklaron:Qellimi kryesor i Protestes u arrit Shqiperise nuk i Hapen Negocjatat??Te njejten gje thote edhe Like Floriri..sepse me Lolot e PD-se ishin edhe LIS-at e Likes…
2-Shqiperia nuk hyne ne EU,sa te jet Berisha,Basha+Meta+and &Co….
3-Kemi..te Regjistruara ne Komisjonin Zgjedhore 100-te Parti,pa keqekuptime Futur si “Pyka” nen sqetullat e Djersitura te PD-s..PS-s..LIS-it..ect…
me kaq shume “Politikane Stock” qe kemi ne Shqiperi dhe akoma nuk jemi Futur ne BE??????????Une si Pshatare do te thoja:Keta jame BUrra Muti,me kurve se ;Kurvat,batakcinje dhe te POshter..Kujte do ti Besoshe nga keta?????????????????????????????Edhe Ps-ja ka Gjynahet e saj….lol
Ja e tha, mirë e tha. Po kujt ia tha se?
Ne të na rrojë Liu,Likja,Lulka se për të tjerat as na bëhet vonë hiç.
Ore fëmijët e tyre të jenë mirë pa tanët, lëre se ika larg me mendime.
Ne na duhet rrotacion… po pse ore me Liun, Liken, Lulkën do bëjmë rrotacion ne? Me ta quhet regresion.
Kur isha në gjimnaz S.Godo na prezantoi F. Mediun edhe mbas 25 vitesh duhet të kemi në fletën e votimit F. Medium
Kur isha në fillore S.Berisha u bë president edhe mbas 30 vitesh duhet të votoj prapë SB.
Është njësoj sikur Gjermania të luajë futboll akoma me rumenigen ose mullerin.
Këtu dalin ca palaço opinionistë që na thonë vend monist…
Po si mundet mo zotërinj opinionistë ta thoni këtë, këtu secila parti e ka kryetarin në detyrë 30 vitet e fundit pa e ndërruar njëherë ose varrianti modern ku baza zgjedh për kryetare gruan e kryetarit. Sot na bëjnë koalicion për rrotacion një 30- veta pa elektorat edhe duan të vijnë në pushtet.
Hajt me shëndet