Linçimi dhe përbaltja në këtë vend s'ka kursyer Nënë Terezën e Kadarenë, jo më Luljeta Bozon e Najada Çomon

5 Mars 2021, 11:57Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Propozimi dhe përfshirja në politikëbërje, krah Edi Ramës dhe Partisë Socialiste,  i dy grave të shkencës së ndërtimit dhe mjeksisë, si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, është mesazh bashkimi dhe jo ndarje mes shqiptarësh.

Shtyllat më të rëndësishme të dy momenteve më të vështira të vendit tonë, (tërmeti dhe pandemia Covid-19) kanë marrë bekimin dhe zemrat e shqiptarëve me punën e tyre, jo me fjalë të thëna në erë.

Kostoja për dy gratë nuk do të jetë e vogël. Linçimi është i gatshëm të serviret edhe për to, por pranimi i përbaltjes më të egër që prodhohet në një vend si yni, dëshirues i demokracisë, është shërbimi më patriotik që njerëz të drejtë, të aftë, të vendosur për të përmisuar Shqipërinë, duket se janë të pakursyer ta përballojnë.

Po të kishte dëgjuar shqiptarja Nënë Terezë se çfarë thuhej për të, t’u kishte dhënë rëndësi urryesve që kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në çdo kohë, nuk do të kishte bërë asgjë.

Ismail Kadare është sulmuar nga shqiptarët si asnjë shkrimtar i përmasave të tij në vende të tjera në botë, jo se shkeli ligje, jo se administroi keq Shqipërinë, jo se bëri një gjë që dëmtoi njeri, thjeshtë se ishte ai dhe nuk tha atë që përbaltësit dëshirojnë të dëgjojnë.

Në të vërtetë, kur shkruajmë e kur themi që shqiptarët sulmojnë shqiptarë, gabojmë. Ata të përbaltjes, dihet, e kanë një burim të identifikueshëm në një njeri dhe një frymëzim të gjatë prej tij plot 30 vite në politikë, në hapsirë dhe në kohë.

Angazhimi i Luljeta Bozos, i Najada Çomos në politikbërje, është vetëm një përgjigje se e afta, e mira, e drejta, puna, përkushtimi, barazia, respekti, ndershmëria, nuk tremben dhe se kjo është rruga që duhet të marrin edhe të rinj që duan të kontribuojnë, aty ku e gjejnë veten. Këto dy gra me kaq vlera na frymëzojnë për më të mirën tonë. Na bashkojnë.Të kundërtën, dihet kush dhe përse e thotë.

9 komente në “Linçimi dhe përbaltja në këtë vend s’ka kursyer Nënë Terezën e Kadarenë, jo më Luljeta Bozon e Najada Çomon”

  1. Doktorret ne shqiprie Jane vrase nje lloje si Sali berisha says:

    O njerze dhe ti Alba mos I ben bashke Najada me Luljeten se pse edhe Doktorret ne shqiprie Jane kriminela dhe vrase nje lloje si politkanet gjygjtaret dhe prokuroret po te thuashe 95 ? e tyre Jane te korruptume dhe te Len te vdesesh ne qofte se nuk ke lek… Edhe Sali Berisha ishte Doktorret por sote eshte vrase dhe hajdute bashke me familjen e ti mafjoze po Petrit Vasili e shume te tjer.. prandaj une e mbeshtes shume artiteken Luljeten… Por Jo doktorreshen se pse ajo munte te hajdute dhe kriminele dhe vrase

    1. Taruba says:

      LSI ka prof.dr.akadem. koqe kandarin e Lapardhase. Kush i del perpara shkencetarit te gazrave dhe gelbazave nga Lapardhaja, as Luljeta e as Najada, eshte ujk mbi ujqit lapardhiasi.

  2. Loku says:

    E nderuar Alba ,nuk eshte e thene qe te jesh shkrimtar i mire te jesh dhe njeri i mire.Eshte njelloj sikur te thuash Enver Hoxha ishte diktator po ndertoj fabrika uzina hidrocentrale ect.

  3. violeta says:

    Le te lehin zagarët, këto gra të nderuara përfaqësojnë njerëzit normalë dhe të punësë

  4. REALE says:

    Krahasimi me duket pak i nxituar; secili nga ata te kater emra qe permend, ka pasurine e tij mendore per ta shpenzuar ne ndihme te shqiptareve, bile Najada dhe Luljeta kane bere aq shume per kohen qe jetojme sa nuk ja vlente te permendej nene Tereza dhe Isamahil Kadare, duke pare kontributin direkt tek qytetaret. Krahasimi duhej bere ne nje rast per jashte kufijve , jo brenda sepse dhe rezultati ketu ka qene. Ana tjeter eshte se menyra e te shprehur ul njeren pale dhe ngre tjetren duke demtuar sadopk ekuilibrin respektues te gjitheseicilit. Duhet te jemi te kujdeshem; sot Najada dhe Luljeta dhe si keto, na duhen me shume, mendja, syri dhe dora e tyre.

  5. bushtra nuk din shqip says:

    kurve fol shqip jo lincim

  6. bushtra nuk din shqip says:

    kurve fol shqip jo lincim

    1. S eshte mire qe shqipja bastarde e rruges te perdoret ne komente.Le shije te hidhur says:

      Ajo di shqip,Ti nuk “din”. Google translate po terbohet se nuk “din” ku e ke gjetur . E vetmja shprehje ku permendet eshte “s ka din e iman”, qe sjane fjale shqipe besoj.(Ne c pidh te sat’eme e gjete kete “din”in ti?)

  7. Patrioti. says:

    Luljeta Bozon dhe Najada Comon i vleresoj keto Jane dy personalitete.Ne na kane munguar heronjte e punes e ja ku jane ti vleresojme e jo ti perbaltim, Po
    si keto ka dhe te tjere, po si le llumi te dalin ne krye. Por cdo e keqe e ka nje te mire ja sali berisha e ka mbledhur te gjthe llumin rethe familjes se tije, na e ka bere te lehte to kuptojme se llumin e kemi te pranishem ku do ne vendin tone. Po mos u merzit o sali berisha se 25 prilli po afron dhe lojrat e tua politike do marin fund nje here e pergjithemon ti megjithe lakenjte e tu do ta maresh pergjigje qe meriton. Vdekje saliut Iliri e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje