Patozi, ironi me Metën: Presidenti është më i shqetësuar sesa gruaja e tij për zgjedhjet

5 Mars 2021, 08:52Politika TEMA

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, komentoi në studion e “Absolut 4” në A2 “përplasjet” e Presidentit Ilir Meta me mazhorancën.

Sipas Patozit, “Presidenti ka rol qesharak në këtë konflikt”.

Në konfliktin permanent mes palëve, edhe ndërhyrja e Presidentit mungonte. Në këtë rast, është një figurë komike, pasi Presidenti është njeriu më i painteresuar për zgjedhjet. Edhe gruaja e tij është më e qetë para zgjedhjeve sesa vetë ai”, u shpreh Patozi.

Analisti Lutfi Dervishi nënvizoi se “Presidenti ka dalë nga kostumi i tij, që kur opozita doli nga Parlamenti”.

Presidenti është përpjekur që nga ai moment që të bëjë opozitën”, u shpreh Dervishi.

Erion Tase, nga Akademia e Studimeve Politike, deklaroi se “kjo nuk është Presidencë e njëjtë me ato të mëparshmet.

Ka dalë pak nga roli pajtues, por kjo pasi edhe të gjitha pushtetet kanë dalë pak nga roli i tyre. Ky është i vetmi justifikim i daljes së Presidentit nga roli i tij kushtetues”.

2 komente në “Patozi, ironi me Metën: Presidenti është më i shqetësuar sesa gruaja e tij për zgjedhjet”

  1. xhoxhi says:

    Ai ësht një torollak ju thoni ka marë rolin e opozitës.Ai është një torollak dhe nuk di se çtë bëjë sepse amerikanët e kanë në listën zezë jo vetëm për vizë por edhe për në Reç.30 vjet nuk kemi parë president të tillë aq pa tru në kokë.Populli duhet ta ndëshkojë opozitën për qëndrimin që po mban si karagjos

  2. Partia eshte prone , qe e ka ngritur me duart e tij dhe ja di vleren , Monika e ka te trasheguar !
    Cifuti kur shkonte per te blere dicka , pyeste e ke te bere vete , te blere apo te trasheguar , po te theshte te trasheguar , hynte ne pazar , ne te kundert largohej !
    Ky ja di vleren partise dhe keq s’i ka dale , ajo e beri deri ne president , dhe tashti qe po i tkuret , do beje cmos t’a mbaje gjalle !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje