Sherr për muzikën e lartë, shqiptari në Itali godet me thikë 30-vjeçarin

5 Mars 2021, 11:52Kronika TEMA

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi goditi me thikë fqinjin e tij pas një debati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në San Bonifacio pasditen e së enjtes, dhe sipas mediave italiane, konflikti ndodhi për motive banale, konkretisht për muzikën e lartë.

Për shkak të zhurmave të shkaktuara nga muzika e lartë, të dy u konfliktuan dhe gjatë sherrit 38-vjeçari shqiptar goditi me thikë në kraharor 30-vjeçarin maroken.

Ky i fundit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por fatmirësisht nuk është në rrezuk për jetën pasi thika nuk ka prekur organet vitale. 38-vjeçari shqiptar u arrestua dhe do të dalë në gjyq.

1 komente në “Sherr për muzikën e lartë, shqiptari në Itali godet me thikë 30-vjeçarin”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Ti cqyhet suma tourkalvanosit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje