Menaxheri i fondeve, Sir Chris Hohn fiton pagën më të madhe të Britanisë. Dikur i tha një gjykatësi të Gjykatës së Lartë se ai ishte një “prodhues parash i pabesueshëm” dhe pak ditë më parë, vërtetoi se kjo ishte e vërtetë kur u zbulua se Hohn e paguan veten me 1 milion paund në ditë.
Hohn mblodhi 479 milionë dollarë (£343 milionë) në pagesa vjetore të dividentit nga fondi i tij Investimi i Fëmijëve (TCI). Pagesa funksionon në £940,000 për çdo ditë kalendarike të vitit dhe është gati 11,000 herë më e madhe se paga mesatare në Mbretërinë e Bashkuar. Fakti që lajmi u bë publik i dha tepër vëmendje Sir Chris Hohn, miliarderit që bën përpjekjke të jashtëzakonshme për të mbrojtur privatësinë e tij, pas disa kërcënimeve me vdekje që merrte rregullisht.
Hohn ka derdhur më shumë se 4 miliardë paund në organizatat e bamirësisë së fëmijëve të tij dhe në vitet e fundit, ka marrë një kauzë tjetër: krizën klimatike, duke premtuar të përdorë investimet e fondit të tij prej $30 miliardë për të “detyruar ndryshimin e kompanive që nuk pranojnë të marrin seriozisht emetimet e tyre mjedisore”.
I njohur mirë në vend dhe në Wall Street, si një nga investitorët aktivistë më agresivë, ai ka hedhur para në Extinction Rebellion (XR), fushata që ka organizuar protesta të profilit të lartë në të gjithë botën. Kur Hohn u zbulua si donatori i vetëm më i madh i XR, ai tha:
“Njerëzimi po shkatërron botën në mënyrë agresive me ndryshimin e klimës dhe ka një nevojë urgjente që të gjithë të zgjohemi për të bërë diçka.”
Hohn, i cili ka dhënë vetëm një pjesë të intervistave të kontrolluara rreptësisht mediatike gjatë gjithë karrierës së tij, iu lut gjykatësit të Gjykatës së Lartë që mbikëqyrte divorcin e tij nga Jamie Cooper-Hohn në 2014, për të ndaluar mediat nga salla e gjyqit.
Sidoqoftë kërkesa u refuzua, duke i dhënë publikut një vështrim të shkurtër për stilin e jetës çuditërisht modeste të miliarderit, motivimet e tij për të bërë kaq shumë para dhe pse ai nuk e shihte gruan e tij prej 17 vitesh si të denjë për gjysmën e pasurisë së familjes.
Edhe pse ai ishte në një luftë për një shumë të madhe parash, Hohn tha se misioni i jetës së tij ishte të jepte para.
“Jeta ime ka të bëjë me bamirësi,” i tha ai gjykatësit. “Kam mësuar shumë shumë herët në jetë se s’duhet t’i mbash paratë me vete. Nuk të sjellin lumturi ”.
Ai tha se kishte një “mënyrë jetese shumë të thjeshtë”, shmangte mishin dhe praktikonte yoga.
Hohn u rrit në Addlestone, Surrey, djali i një mekaniku xhamajkan makinash dhe një sekretareje ligjore. Ai vendosi se do të jepte para për bamirësi, kur në moshën 20-vjeçare, teksa punonte në Filipine, pa fëmijët që jetonin në kosha mbeturinash.
“Kam konsideruar të jem mjek dhe të punoj në një profesion të kujdesshëm”, tha Hohn, 54 vjeç, në gjykatë. “Por, një ëndërr ose aspiratë pa burime është vetëm aq.”
Hohn ka studiuar kontabilitet dhe ekonomi në Universitetin Southampton, ku një tutor sugjeroi që ai të vazhdonte të studionte për master në administratën e biznesit në Harvard. Ai mori këshillën e tij dhe u diplomua në 5% më të mirët e klasës së tij.
Në një mbrëmje darke në Harvard që Hohn takoi Jamie Cooper, i cili po studionte për master në Shkollën e qeverisjes John F. Kennedy. Ata u martuan shumë shpejt dhe morën zyrtarisht emrat e njëri-tjetrit, por vetëm Jamie përdori të dy mbiemrat. Ata kanë katër fëmijë, përfshirë një grup trinjakësh.
Hohn punoi për firmën private të kapitalit Apax Partners, përpara se të transferohej në fondin mbrojtës të Wall Street Perry Capital. Partnerët e Perry pastaj e çuan përsëri në Londër, ku ai drejtoi divizionin në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2003, ai krijon fondin e tij të investimeve prej 500 milionë doollarësh, TCI (The Children’s Investment), i cili tërhoqi shpejt investime nga disa prej fondacioneve kryesore në botë.
Fondi u bëri thirrje organizatave të bamirësisë dhe fondacioneve sepse ishte strukturuar në mënyrë që një e treta e tarifave të menaxhimit të shkonte direkt te Fondacioni i Fondit të Investimeve të Fëmijëve, një bamirësi e krijuar nga çifti dhe e drejtuar nga Cooper-Hohn.
Në një intervistë me New York Times për të promovuar bamirësinë e sapo filluar në 2008, bashkëshortja e Hohn hodhi poshtë fjalët se fondi ishte ngritur si një dredhi për të zbutur imazhin e tij si investitor aktivist i patrembur për të luftuar bordet e kompanive në të cilat ai kishte investuar.
Pas disa javësh argumente në gjykatë – gjykatësi i dha Cooper-Hohn, 36% – ose 530 milionë dollarë të pasurisë së ish-bashkëshortit. Cooper-Hohn më vonë fitoi një betejë tjetër ligjore duke e detyruar bamirësinë CIFF të Hohn të paguante 270 milionë paund për një bamirësi të krijuar nga ish-gruaja e tij.
The Guardian
kjo bote nuk merret vesh. tjetri ka para me thase dhe u sherben te varferve pa e pasur per detyre, ne shqiperi i paguan shteti, dhe prape u a marrin parate te varferve.
C’fare thua or ‘Like’?
Si eshte e mundur te krahasosh nje burgjez me “njeriun e ri”, te cilin me aq mund e krijoi Partia dhe shoku Enver! Eshte pikerisht “Njeriu yne i ri” i kullandrisur me aq kujdes, i cili po jep frutet e mrekullueshme ne kete “demokracine” tone proletare marksiste – leniniste. Nga shpirti i “Njeriut tone te ri” buron ‘mjalte dhe shprese, dashuri dhe nje dhembshuri prinderore’ per te ngjashmin tone te rraces dhe fisit. “Njeriu yne i ri”, i bromosur me mesimet e pavdekshme te shokut Enver, ka bindjen e patundur se ne boten kapitaliste “njeri per njeriun eshte ujk”, ndaj ai gjate gjithe kesaj periudhe 30 vjecare ka vepruar duke pasur per busull kete parrulle madheshtore te partise nene. Duke arritur me ne fund, sot,sipas po te njejtit kujdes, te krijoj “Pronarin e ri”, zhvatesi me i paturpshem i pasurise se shtetit dhe pasurise se tjetrit. Dhe ti ma krahasoke me kete individ me gjysem pantallona dhe nje bluze trikotazhi, qe te dyja nuk kushtojne as 60$. Kur “Njeriu yne i ri” eshte i gatshem te vere dy kollare njeheresh edhe ne vapen perveluese te gushtit….
Ah, te zeste ne, thuaj, ta dime se ku jemi me ate mendje qe kemi, vrasim vehten.
Respekte.
Qerimo, Enveri na kishte fshehur ate pjesen qe “Njeriu i Ri” bën mut si gjithe te tjeret dhe ua jep te tjereve per ta ngrene,
Zoti e bekofte bota nuk do ekzistone ne se njerze si ky nuk ekzistone pot te Jen te gjith hajduta dhe mafjoza dhe Ku do veni???
Tongërllik firauni thonë tironcit
Kur njeriu t’a kuptoje qe parate nuk jane aq te rendesishme,para tij do te hapet nje bote krejt e re.
Ajo fjala “varfanjak” nuk shkon fare per kete rast, edhe pse e keni vene ne thojza. Ju nuk keni shpieguar dicka te rendesishme. Fitimet e ketij “varfanjakut” nuk jane gje tjeter vecse “mbivlera e famshme” qe kapitalistet ua vjedhin proletareve te shkrete qe keputen ne pune gjithe diten e perendise. Ky robi tall menderen gjithe diten ne zyre dhe ato qe vjedh naten i shperndan diten dhe ca i mban per vete, packa se na jetoka si varfanjak.