Menaxheri i futbollit, 4 vite në hetim: Dyshohej për pastrim parash, por Prokuroria nuk faktoi dyshimet

6 Mars 2021, 20:27Kronika TEMA

Nën dyshimet se përmes merkatos së futbollit pastroheshin para dhe financohej terrorizmi, një sërë insitucionesh në vend përfshi dhe ndërkombëtarët që shkëmbyen për një kohë të gjatë të dhëna dhe informacione , lidhur me transfertat bankare që depozitoheshin në llogarinë e një menaxheri sporti, i mbajtur nën lupë për prirjet e tij fetare.

Ky është Ilir Halili që sipas të dhënave të antiterrorit dispononte informacione të pakonfirmuara se i riu ishte mbështetës i ISIS e për këtë arsye transfertat bankare të viteve 2012 – 2016 u panë të dyshimta nga drejtoria e përgjithshme e parandalimit të pastrimit të parave.

Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës hetimi u urdhërua pas një transfertë prej 10 mijë dollarë që po i depozitoheshin nga Arabia Saudite me dërgues Vukra Savor.

Transaksionet e mëvonshme nën vëzhgimin e autoriteteve radhisin shtete të ndryshme me dërgues Samer Sobhi Alhou, Hyland Khalem, Khalid Alabad. Interpoli dhe agjensitë e tjera i kthejnë përgjigje prokurorisë duke saktësuar se të 30 dërgesat me dollarë janë nga sportistë, trajnerë apo persona të lidhur me sportin.

Antiterrori ka kqyrur faqen e facebook ku dhe ka konstatuar fotografi të këtij shtetasi me lojtarët kryesore të futbollit në vend.

Në përfundim të hetimeve dhe vëzhgimeve prokuroria së bashku me antiterrorin vendosen t’i pushojnë hetimet për mungesë provash dhe faktesh pasi të gjithë personat e kontrolluar nuk rezultojnë me precedentë kriminalë.

Sidoqoftë prokurori i çështjes thekson se i kërkoi informacion Federatës së futbollit nëse shtetasi Halili dhe Indrit Caca janë të regjistruar apo jo si menaxherë futbolli si dhe Interpol  në Jordani por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur ende.(TCH)

2 komente në “Menaxheri i futbollit, 4 vite në hetim: Dyshohej për pastrim parash, por Prokuroria nuk faktoi dyshimet”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Ptuuuuu te qifsha rracen e piset arabe

  2. Kol says:

    Hani m .. o tema 10 mij dollars janullatos ka ndertu hidrocentale ne toke shqiptare dhe ka be ferma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje