Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tajlandë, pasi një familje ka martuar binjakët 5-vjeçarë për të përmbushur një bestytni budiste. Washirawit Bee Moosika dhe motra e tij Rinrada Breem u martuan në një ceremoni në Nakhon Si Thammarat, Tajlandë më 4 Mars.
Prindërit e tyre ndjekin ritualet budiste, sipas së cilave binjakët kanë lindur bashkë pasi kanë qenë të dashuruar në jetën e kaluar dhe marrëdhënia e tyre ka përfunduar para se të martoheshin. Sipas këtij besimi, nëse binjakët nuk martohen sa më shpejt, do të përndiqen nga fati i keq.
I ati i tyre thotë se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i martonin pasi sipas besimit të tyre, njëri prej binjakëve mund të sëmuret nëse nuk martohen. “Ne e bëjmë këtë gjë për t’u siguruar që fëmijët të jenë të sigurt. Nuk duam që të sëmuren dhe nuk ka asgjë për të humbur nëse e ndjekim këtë besim”, thotë ai.
“Ndihem shumë me fat që kam binjakë, por jam e shqetësuar se diçka mund t’i ndjekë nga jeta e tyre e mëparshme. Besimi ynë thekson se ata duhet të martohen në mënyrë që të pastrojnë “karmën”, tha e ëma e tyre.
Edhe themi pastaj se me kë do martoheshin fëmijët e Adamit dhe Evës, 2 idiotëve të kopshtit të Edeni! Këta në Tajlandë qënkan më keq se te kopshti, martokan binjakët që 5 vjeç! Pu pu pu! Çfarë çmendurie! Këto janë pasojat kur beson gënjeshtra! Kthehen në një idiota perversë qesharakë! Gënjeshtra është nëna e të gjithë të këqijave.
Ky loqja e ka te keqen brenda ne shtepi, shikojani gruan.