Një qarkore e datës 12 mars 1973, flet për heqjen urgjente, në shumë qytete të Shqipërisë, të përforcuesve televizive përmes të cilëve shqiptarët shihnin kanalet italiane.
Qarkorja ishte shkruar nga Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hyni Kapo dhe u drejtohej Sekretarëve të Parë të rretheve Berat, Elbasan, Fier, Skrapar, Sarandë e Lushnje dhe zbulon kulmin e reagimit të ashpër të regjimit komunist pas festivalit të 11-të të këngës në RTSH.
Fillimi i viteve 70-të kishte njohur një liberalizim të dukshëm sidomos në arte e letërsi, erë e cila do të frynte deri në dhjetorin e 1972, kur do të mbahej edhe festivai i 11-të.
Pas kësaj, i gjithë vitit 1973 do të shndërrohej në një arenë të ashpër, me mbledhje e diskutime të hapura ku dënoheshin shfaqjet e huaja në muzikë, pikturë, teatër, kinematografi, letërsi, e shumë fusha të tjera të jetës.
Në këtë vazhdë, ishte shkruar edhe qarkorja e Hysni Kapos, e cila urdhëronte heqjen e menjëhershme të përforcuesve televizivë dhe bënte thirrje që në të gjithë këto qytete të nxitej edukimi komunist dhe të eleminohej çdo dritare komunikimi me Perëndimin, duke e quajtur tepër të rrezikshëm e të dëmshëm për popullin shqiptar.
Ja qarkorja e plotë e Hysni Kapos:
Me inisiativë lokale në rrethin tuaj, është ngritur prej kohësh një antenë përforcuese, (repetitor) për marrjen e pamjeve të televizionit italian. Ky ka qenë një veprim i parregullt dhe me pasoja të dëmshme.
Ne u kemi dhënë urdhër organeve të P.T.T. dhe Radio Televizionit që t’i kthejnë ato nga përforcues të të televizionit italian në përforcues që do të ndihmonin për një pamje më të mirë vetëm të televizionit tonë.
Ju porosisim juve personalisht, vini në dijeni edhe kryetarin e Komitetit ekzekutiv dhe kryetarine Degës së Punëve të Brendshme që këtë çështje ta shikoni me shumë kujdes, të zbatohet me rigorozitet ky urdhër dhe të mos lejohet më asnjëherë vendosje përforcuesish për të marrë ose parë televizionet e jashtme.
Komitetet e partisë së rretheve dhe organizatat bazë duhet të bëjnë një punë të dendur politike dhe propagandistike me masat për t’u shpjeguar atyre të këqijat që sjell televizioni i huaj, si një armë e fortë në duart e armiqve për të përhapur ideologjinë borgjeze, artin dhe kulturën e tyre, korrupsionin dhe përgjithësisht mënyrën e çthurur të jetës që është krejtësisht e huaj për shoqërinë tonë.
Kjo punë duhet të shërbejë për të ngjallur në tërë opinionin shoqëror një urrejtje të fuqishme për propagandën helmatuese që përhapin armiqtë me të gjitha mjetet e veçanërisht me televizion, për t’i bërë të gjithë njerëzit ta urrejnë këtë propagandë, njësoj si vetë armikun. Qytetarët tanë duhet të ushqehen vazhdimisht, çdo ditë e çdo orë me edukatën socialiste, me vijën e partisë sonë që do të mund ta marrin nëpërmjet gjithë atij materiali të pasur që i ve shteti ynë në dispozicion, nëpërmjet shtypit, librit, radios, televizionit tonë dhe gjithë aktiviteteve të tjera artistike e kulturale që organizojmë e duhet të organizojmë gjithnjë e më mirë ne vetë.
Jemi duke marrë masat e nevojshme për t’u parë mirë edhe në rrethin tuaj televizioni i Tiranës.
Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH
Hysni Kapo. /tesheshi/
Thuajani kete atij zorzopit Andi Bushatit.
Qeveria Italiane kohet e fundit po diskuton dhe pritet te coje nje ligj ne Parlamentin Italian per ndalimin e ndjekjes se televizioneve publik shqiptare mbasi perbejne nje kercenim dhe rrezik te madh per degjenerimin e rinise italiane,,,por priten qe opozita dhe rinia italiane te hidhen ne protesta per mosmiratimin e ketij ligji.
Per fshatarin spiun dhe degjeneratë,çdo gjë që nuk donte enveri duhej të ndalohej botërisht.
Ka dashur te rruaj nipin nga ndikimet e huaja.
E tmerrshme nga kush u udhehoqem per rreth 45 vjet , kriminela , si gjithmone nen shpaten e pa meshirshme te kjofte largut enver …. e cila ju qendronte mbi kokat jo vetem te ketyre legenave te tij, por mbi gjithe popullin tone te shume vuajtur …
Ky urdher i diktatorit “te urte ” , Hysni Kapo , tregon se ai regjim vinte nen kontroll edhe syte . Asgje nuk kishe te tuat . c’do gje i perkiste krimineleve , qe drejtonin Partine . Me i rrezikshem ishte , Hyzniu. Zgalem
Klani Kapo po vazhdon edhe sot tu rrjepi Shqiptareve lekuren pa meshire. Hapni syte se i keni ngado.
Popull.i mesuar sic i linin vetem me Buke DHE Pa Buke,,veshur dhe te zbathur ..
Normal,atehere Oke na ishte nje Kriminel.hoxha me shoket e tije qe i vuri ne. Gjumin e thelle dhe ju rite. Bari..cdo vite ..Po keta mbas 90. i haruat aqe shpejte ..hidhini nje sy. Statstikave e te te vrareve me Armatimet. e Depove. ! Hakmarje ,,edhe deri ne nje haben fendim per fjale goje…
Por ato Kriminele te. Gjiri i. Lazrit…jetojne pa shqetesimin me. te Vogel..duke vrare dhe prete akoma ,,njerez te pagajshem….
Popull i rregjur u mesua ,kure ne cdo mbremje. nje pjestare i Families i mungon…dhe te nesermen e. Varosin. me. Cermoni ..Rrofte. Partite te celiedo. Partieqofshin…Zoti Ju ndimofte…
Prisni se shpejti do lexoni artikullin e Andi Bushati qe do demaskoj demaskoj Hysni Kapon…
Kellire e super kellire paska qene, po sigurisht prandaj perfunduam neper gomone, litare anijesh te ndryshkura, neper gerxhe duke kaluar kufirin zbathur, sepse me kete mendesi te ketyre kelysheve te kuq qe as emri sduhet ti kujtohet, cfare gjeje e mire mund ta pristke kete popull te shkapalyer nga vuajtjet e mizerja, plus edhe diktatura psikollogjike e fizike.
Une isha teper i vogel kur ky kellire vdiq, por me vjen ndot qe jemi udhehequr nga mendje preverse diktaroriale kaq te mbrapshta si e ketij,
Hysni Kapo ishte dhe mbetet kryeagjenti Jugosllav qe drejtonte grupin e UDB ne burone politike i rekrutuar ne Jugosllavi kur ishte ambasador ne 1946 , dhe komandonte Nexhmien , Fiqireten qe vrau te shoqin Mehmetin , dhe Ramizin .Me inisiativen e Tij u pushkatuan si gjate luftes dhe me pas te gjithe heronjte dhe diti me mjeshteri te fshihej pas Enver Hoxhes me mjeshteri .Nga raporti i Tij ne Byro u pushkatuan Beqir Balluku e te gjith gjeneralet , heronje te luftes , e me pas bashkpunimi i Ramizit me UDB eleminuan Kadri Hazbiun me kombinimin e bandes se Xhevdet Mustafes .Beqiri , Mehmeti , Kadriu dhe gjeneralet po te ishin armiq e kishin eleminuar qe pas clirimit Enver Hoxhen me mijera her per pozicionet qe mbanin .Ata ishin heronje te atedheut , besnik te udheheqjes dhe respekonin me dashuri udheheqsin , por dhelprat e UDB dolen me te.zote .Hysniun nuk e helmoi njeri se kishte mjek te dyt korierin personal me UDB , Saliun , por Hysniu vdiq se kishte qe me 1978 kancer ne pankreas . SH ikoi skuthat UDBist te Hysniut Anducin e Gim puron dhe gjukoni .Sulmohet Enveri me shoke sepse fqinjet aktiv asnjehere nuk ka dashur qe shqiptaret te ken heronje
varja dhe shqipot si gjithmon te zellshem ne krijime e gjeten kunderveprimin kanocja ose i quajtur tjeter grup televizori ne fillim ishin te shtrenjta pastaj per 500 lek u blete ec aty telenorba colpo grosso ato ishi ne ate kohe dicka me shum dicka me pak.
Ky eshte fashizmi- komunist I never hoxhes.
Ai shtet ishte pornografi horash komuniste.
Ishte esnaf i madh gjyshi, jo dobiç si puna ime.
Ngana humben tru shperlaret !!!!
Nxirre loken te Skenderbeu o shpellar!
Bravo saluk , me pelqen qe e pranon qe je tru shperlare , keshtu ju pati mesuar partia e kjofte largut te jani njerez te sinqerte , e tja hapni zemren partise , e pastaj ti e din se ćfare te bente partia !!!???