Edhe Vllaznia nuk ia ka dal që të fitojë në sfidën e sotme kundër Kukësit.
Shkodranët kishin një mundsi tjetër të artë për tu shkëputur pas ndalesës që iu bë ndjeksve të saj, duke mos përfituar pasi u ndal nga Kukësi në “Loro Boriçi”.
Vllaznia pati raste ideale për të mposhtur verilundorët ku në në minutën e 70-të Imeri gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Edhe Kukësi pati mjaft raste për shënim, por nuk arriti dot t’i shfrytëzonte për të marrë tre pikët.
Pas këtij suksesi Vllaznia ruan vendin e parë me 42 pikë, e ndjekur nga Laçi e Teuta me 41 pikë dhe Partizani 39 pikë.
Ndërsa, Kukësi pozicionohet në vendin e gjashtë me 31 pikë.
Më poshtë klasifikimi. (TemA)