Milani merr tre pikë në transfertë kundër Veronës

7 Mars 2021, 16:57Sport TEMA

Milan nuk fal. Kuqezinjtë e Piolit mposhtën 0-2 Veronën, në transfertë.

Pjesa e parë do mbyllej në avantazh, teksa Krunic do realizonte në minutën e 27-të.

Në të 50-tën, Saelemaekers  jep një asist për Dalot, me këtë të fundit që mposht portierin vendas.

Minutat e mbetura shërbejnë thjeshtë për administrim, pasi fati i sfidës ishte vendosur.

Kështu, të besuarit e Piolit shkojnë në  kuotën e 56 pikëve, në vendin e dytë. Verona është e teta me 38 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Crotone-Torino u mbyll 4-2, ndërsa Fiorentina-Parma përfundoi 3-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje