Një nga mënyrat që loja e skuadrës në fushë të ketë produktivitet është edhe zhvendosja e saj në krahë dhe më pas nëpërmjet harkimeve mund të gjehet devijimi i duhur për të tundur rrjetën. Në një analizë të fundit duke marrë të dhënat e WyScout, bie në sy se ekipi që provon më së shumti harkime gjatë një ndeshje është Vllaznia, ndërsa pas shkodranëve vijnë Teuta, Laçi, Tirana, Bylis e me rradhë.
Ndërkohë, nëse shihet përqëindja e saktësisë që vjen nga këto harkime, atëherë në këtë pikë, Bylis është i pari dhe pas tyre është Partizani e Teuta. Sakaq, është analizuar edhe nga cili krah vijnë më shumti këto harkime në një skuadër.
Nga krahu i djathtë apo i majtë? Ekipi që është më i ekulibruar në këtë aspekt dhe që përdor njësoj armët e saj në krahë është Partizani dhe Teuta.
Ndërkohë, në këtë pikë ka një diferencë të madhe te Bylis, teksa peshën më të madhe të ballshiotëve e mban krahu i djathtë që është më shumë aktiv se i majti.