As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

9 Mars 2021, 09:10Lifestyle TEMA
As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

Meghan Markle gjate intervistes

Nga Jochen Buchsteiner

Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin “Meghan” të historisë. Sipas saj dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë ndaj atyre që bëhen pjesë e familjes për shkak të martesave, i injoron thirrjet e tyre për ndihmë dhe përhap të pavërteta rreth tyre.

Por akuza që provokon më tepër dhe shkakton si mosbesim dhe tmerr  është ajo për racizëm. Fjala tmerr do të jetë vërtet me vend, nëse është e vërtetë që “dikush nga familja mbretërore” paska shprehur në bisedat me Princ Harryn shqetësim lidhur me ngjyrën e lëkurës së djalit të tij, kur Meghan ishte shtatzënë.

Motive të paqarta

Se çfarë e motivoi Meghanin për ta bërë publike këtë akuzë gjysmë anonime, vetëm ajo e di. Ajo do t’i ketë llogaritur pasojat jo vetëm për marrëdhëniet breda familjes, por edhe për reputacionin e familjes mbretërore në botë.

Intervistuesja e famshme amerikane, Oprah Winfrey, e cila zhvilloi bisedën skandaloze, nxitoi pas transmetimit të saj të bënte të qartë dhe të fshinte  çdo lloj dyshimi, se të ftuarit e saj kishin folur për Mbretëreshën ose të shoqin Philipin.

Melodramë në Buckingham

Megjithatë sipas fjalëve të një deputeti të konservatorëve në Parlamentin Britanik me intervistën e tyre dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, kishin “shpërthyer një bombë atomike”. Brenda natës, një telenovelë familjare u kthye në një çështje të vogël shtetërore.

Madje dhe kryeministri Boris Johnson u ndie i detyruar të deklarojë se “në shoqërinë britanike nuk ka vend për racizëm” – pra as edhe në radhët e familjes mbretërore. Partia Laburiste i kërkoi madje Pallatit të Buckinghamit të hetojë akuzat kundër familjes mbritërore.

Deri tani Pallati mbretëror po heton vetëm ankesat e brendshme kundër dukeshës së Sussexit, Meghanit, sipas të cilave thuhet se gjatë kohës që jetonte në pallantin Kensington ajo kishte fyer dhe poshtëruar punonjësit, veçanërisht punonjëset femra.

Ditët e ardhshme do të shihet nëse familja mbretërore do të mund të vazhdojë kursin e saj tradicional “kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego”.

6 komente në “As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm”

  1. shati says:

    po çben kjo e perdale si engjell, kjo e maetume e shartallume ,gjeti kete budallen dhe i ngeci, kjo intrigante, mashtruse e pa ftyre, u fut ne familjen mbreterore me qellime te caktuara, gjeyi kete budallen. nuk jam racist, por duhet te gjeje tenxherja kapakun.

  2. Bota sot says:

    Ku di ti cfare eshte mbreteria dhe qytetrimi. Shko meso te shkruash.

  3. Sinanpashai says:

    Mijevjecari I trete dhe akoma flasim per mbreter, gjak blu e historira me prralla mbreterish. Bota shkon drejt demokracive reale, nepermjet sistemit zgjedhir nga populli me kuvende nga perfaqesues te popullit. Ne kete kohe kur shkenca drejton zhvillimet demokratike, ekonomike e shoqerore, tek mbreterite e mbreterit ndodhin vetem skandale, disa edhe teper monstruoze. Relike kanceroze mesjetare. Popujt e dine se c’ duhet te bejne.

  4. popull del prej pyllit says:

    fa.mbretrore bajne pall marrin nga shtet nje fond te mire , se skllevrit punojne tatime +tva, ne qell: e + relixhonet fetare ; jane parazte e keto marrin fond nga shteti , ku pushtetarte jane super te pasure é té varfrite nuk kane e shtepija ku me fute koken, shtet hajdutash 31 vjeçar.

  5. Brodway in USA says:

    me vjen keq per Harryn,sepse e Terheqe per Hunde e Shoqja e Tanishme Megan….Nese dikush do te jete Shprehur per “Ngjyren” e Femijes,kete nuk e marre per Racizem..öpo te nisemi nga Shprehja Banle se “Bytha ka shume damare”..kjo nenkupton se Femija..munde te vinte ne jete i Verdhe nga Babai..ose edh i Zi…..nga Gjyshja…..kete nje Zot e di….dhe nuk eshte Faji i c´do Krijese te gjalle qe vjen ne Bote se c´fare Ngjyre do te kete…
    Megan,pa e cilsuar nje Buce..dhe Histerike..duket se me Largimin nga Pallati donte edhe Miljonat e Pallatit,si dhe Statusin e te qeneit Dukesha e sussexi-it…te Bridhte neper Bote me Avjon Private dhe Badygarde,dhe te gjitha keto nga Taksapaguesit Anglez….Te cilet paguajne Miljona per Familjen Mbreterore…
    Personalisht e shikoj me shume Skeptizizem Ciftin Megan-Harry….e..shikoj Harryn te Perdorur..dhe Braktisur…Motivacjoni eshte me se i dukshem:Per Racizem…..lol

  6. Albi says:

    Meghan nuk e meritonte te hynte ne pallatin mbreteror, jo per shkak te ngjyres por per ate qe ajo eshte, pjese e holllywood, thjeshte nje aktore qe me sa po duket po manipulon te shoqin. Keto te hollywoodit mendojne se zoterojne boten dhe kane te drejta pa kufi. Une e shoh Meghan nje shejtane qe problemet e familjes se saj i reklamon ne publik vetem per te perfituar dhe per te marre vemendjen e publikut. Ajo nuk ka klas. Po Harrit mire ti behet qe ra pre e grackes se saj.E ndau nga familja. Familja eshte e rendesishme. Ne fund te dites bota ka halle te tjera, njerezit po vdesin nga pandemia, bota eshte e mbushur me te korruptuar, njerezit duhet te perqendrohen per probleme te rendesishme dhe jo te kjo qe ka guximin dhe del ben show ne emisionin e Oprah. Kjo luan me milione ne i qajme hallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje