Pallati Mbretëror “Buckingham” thyen heshtjen pas ditëve të mbushura me furtunë mediatike. Në një deklaratë zyrtare thuhet se “shqetësimet racore të ngritura nga Harry dhe Meghan janë shqetësuese” dhe konfirmohet se kjo çështje do të adresohet nga familja mbretërore, por në mënyrë private.
Në deklaratë, Buckingham Palace, thotë se “kujtimet mund të ndryshojnë” por çështjet trajtohen shumë seriozisht. Mbretëresha Elizabet dhe e gjithë familja shprehet e pikëlluar për traumat që ka përjetuar Harry dhe Meghan dhe u shprehin mbështetje bashkë me djalin e tyre Archie.
Disa ditë më parë ish-çifti mbretëror bashkëbisedoi me figurën e njohur mediatike, Oprah Winfrey, duke dhënë deklarata mjaft të rënda lidhur me përjetimet e tyre në Pallatin Mbretëror në Britani të Madhe. Në atë që konsiderohet si intervista e shekullit, çifti që braktisi detyrat mbretërore 1 vit më parë duke u larguar drejt Los Anxhelosit, foli për racizëm, probleme mendore, sulmet e mediave dhe pjesëtarë të tjerë të familjes gjatë intervistës. Meghan, e para pjesëtare me racë të përzier ne rangjet e monarkisë moderne britanike, tha se pika më e ulët erdhi kur Herry u pyet nga një pjesëtar i paidentifikuar i familjes sesa e errët mund të ishte ngjyra e lëkurës e djalit të tyre Archie.
Djali më i vogël i Princeshës Diana dhe princit Charles, sqaroi më vonë se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha e as nga bashkëshorti i saj, duka i Edinburgut. Opinionistja mbretërore dhe biografja Penny Junior i hodhi poshtë pretendimet për racizëm.
PennyJunior Kam shkruar për këtë familje dhe i kam ndjekur për 40 vjet, dhe kurrë nuk nuk kam vërejtur ndonjë grimcë racizmi. Bëhet fjalë për një familje që është binjakëzuar me Commonwealth. Nuk kam parë kurrë racizëm dhe prandaj komentet më duken të vështira për t’u kapërdirë”.
Në intervistë Meghan Markle tha se jeta mbretërore bëhej aq e vështirë ndonjëherë sa kishte menduar të vetëvritej. Ajo rrëfeu se kishte kërkuar ndihmë, por nuk e kishte marrë atë. Lideri i laburistëve Sir Keir Starmer tha se pohimet e Meghan për racizmin dhe mungesën e mbështetjes për problemet mendore duhet të merren shumë seriozisht. Kryeministri Boris Johnson refuzoi të komentonte por tha se vlerësonte maksimalisht mbretëreshën dhe rolin unifikues të saj.
Harry duhet te kete pak turp qe del ne media dhe flet per familjen. Ka raste qe prinderit dalin e flasin neper njerez per djalin apo vajzen por edhe femijet flasin per prinderit. E turpshme! Media do biznes dhe fitojne para ne kurriz te halleve te te tjereve. Kush ka mend nuk del ne pazar por ulet dhe zgjidh hallet me familjen. Nqs nuk i zgjidh dot, atehere gjeni qoshet tuaja dhe jetoni te lumtur me menyren tuaj. Babai i Megan del e shan te bijen. Harry del e shan te jatin. Media hap sirtaret te fuse dollare me teper me historite e tyre.
Realisti ,
cfar ka sot per turp me dal medieve !
Te gjithe e bejne ate pune kur ja kerkojn .
Herrin i kan kerkuar njio interviste dhe ai po e jep.
Nuk po qit foto me bikini te Nondhise as te Princ Andrey-t tu bo sex me minorene
ne Ishullin e Pedofilave !
madje as per Kamele Vagabonden nuk ka qit noj sekret ,qe nji Goje te llahtareshme
si nji Pomp Thithese – qe ja cfryn tollumbacet Karlit ,babit te vet ,as per gjyshin Kurvarin e Pallatit ,
qe ska lon femer qe puno mrena pallatit mretnor pa e terheq pas vetes ,pra cka ktu me u shqetsu
NonDhia prandaj , shifni mer milet (si Tha Njona para ca ditesh kam qesh me lot ,per kte teme )
kujdes mos ju digjen Fasuuuuuuuuuuuulet !
haaaaaahahahahaahha kam vdek se qesh ????
fasuuuuuuuulet aaaaaahahahahahahahahahah
Nuk e di te verteten se c’ka ndodhur brenda mureve, por nje gje eshte e sigurte se Megan ka qene nje aktore medioker, me nje karriere te deshtuar, e etur per fame. Meqe me aktrimin nuk i eci gjeti nje princ per tu bere e famshme. Tani po shfrytezon te gjitha mundesite per te qendruar ne fokusin e mediave.