Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare dhe pret vetëm konfirmimin e FIFA-s. 22-vjeçari është aktivizuar me të gjithë kombëtares e Zvicrës, prej asaj U15 e deri te U21.
Me këta të fundit numëron 12 ndeshje dhe 1 gol, por tani ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e origjinës. Trajneri i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli ka tentuar deri në fund t’i ndryshojë mendjen, por Bajrami nuk është tërhequr.
Mesfushori ofensiv po shkëlqen tek Empoli, skuadër që kryeson Serie B dhe është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian. 3 gola dhe 10 asiste për Bajramin me Empolin, teksa Edi Reja e pret te Shqipëria.
Në një prononcim për zviceranen Blick, trajneri Lustrinelli flet në lidhje me këtë çështje. “U përpoqëm të bindim Nedimin për të vijuar të luajë me Zvicrën, por ai na tha se zemra i rreh vetëm për Shqipërinë.
U dorëzuam, nuk mund ta pengojmë dot largimin e tij drejt Shqipërisë“, deklaron trajneri 45-vjeçar. Bajrami është një futbollist më cilësi të mira dhe po pret me padurim lejen e FIFA-s për të garuar me Shqipërinë.
Nderime djalit tone qe e di se kujt i perket zemra e tij.
Cdo sportist eshte i lire qe te bashkohet me ate klub qe paguhet ose ku ndjehet me mire, por kur vjen puna tek kombetarja, duhet kuptuar se nderimi me i madh qe mund te marre nje individ i caktuar ne jete eshte kur te ofrojne te veshesh fanellen e perfaqesueses se kombit tend.
Nedimit i uroj jete te gjate dhe suksese sa me te shumta.
Lum prinderit cfare djali kane rritur.
mire se te vish je i nderuar