Armando Duka del hapur në fushatë: Me PD do kemi më pak kulla e më shumë hapësira për ambiente sportive

10 Mars 2021, 11:57Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së Armando Duka, ka dale haptazi duke bërë fushatë në mbështetje të PD-së, ku vëllai i tij Agron Duka kandidon i dytë në qarkun e Durrësit.

Edhe pse në shkelje të ligjit, Armando Duka ka pritur sot në takim Arben Tafajn, një nga drejtuesit e Partisë Agrare.

“Të gjelbrën dhe ambjentalizmin, me sportin nuk i ndan asgjë!

Sot me Presidentin e Federatës së Futbollit Shqiptar Z. Armando Duka lidhim “besa-besë”:

Me NE nesër në pushtet, më pak kulla dhe beton, e më shumë hapsira të gjelbërta për ambjente sportive. Ku rinia krahas ngritjes cilësore të futbollit shqiptar së pari t’i shërbejë vetvetes, me më shumë ajër, dritë dhe jetë, larg sjelljeve dhe veseve të këqija!

Më 25 prill….

FITON SHQIPËRIA

#Fiton edhe ti”, shkruan Tafaj.

Kujtojmë që statuti i FSHF-së e ka të ndalur përfshirjen e drejtuesve të këtij institucioni në fushata zgjedhore.

Megjithatë, Armando Duka ka vendosur ta shkele më të dyja këmbët statutin e institucionit që ai drejton, pasi dhe pak javë më parë ai ishte në fushatë me vëllain e tij. (TemA)

6 komente në “Armando Duka del hapur në fushatë: Me PD do kemi më pak kulla e më shumë hapësira për ambiente sportive”

  1. Elbasani says:

    Po shporreni kete plehre kete bythqir ky qenef e shkaterroj Ekipin Kombetar…tani sumqiri na dalka ne fushate per partine dhjerokratike islamike pd.

  2. LUAN says:

    MEDET TE PRESESH TE ARDHME NGA KETA RUFJANE TURKOSHAKE?????????????????

  3. E.Q. says:

    Kur t’fitoje PD, prishe dhe kullen e stadiumit plako

    1. Tani says:

      Po ku ishte ky kur u rrembye klubi sportiv Partizani ???!!!! Pse nuk i ndale kullat e Malltezit apo nuk ishin ata qe mbeshtet ti ne pushtet?? Me firmen e kujt u tjetrsua kjo prone publike ne privatee ?? Ti nuk ke pare as ke pyetur per futbollin por vetem per pasurimin tend…,

  4. tulla Kuksit says:

    Si kompleksi Partizani e ke fjalen?

  5. Viola says:

    Me shume ambiente sportive perfshi 3 stadiume te reja jane ndertuar ne 8 vjet te qeverisjes se Rames se ne 30 vjet drejtim te Armand Dukes.Nuk e dime kush duhet ta beje trasparencen e fondeve qe Duka ka menaxhuar gjithe keto vite.? Edhe dicka tjeter kur Duka ankohej ne UEFA dhe FIFA merrnin avionin dhe kritikonin qeverine (edhe ne kohen e PD ) Platini ka ardhur aq shpesh ketu sa dukej si vellai i Dukes. Tani qe ky i fundit po ben shkelje te hapur te rregullave te ketyre institucioneve ku jane? Me sa duket leku hap cdo dere edhe jashte Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje