Pas pakënaqësisë që shfaqën vëllezërit Budina për mos përfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë, pas premtimit publik që ju bëri Basha kur ata mbronin Teatrin, Bilushi i Metës iu bëri sot një letër ndjese për atë që ka ndodhur:
“Të dashur vëllezërit Budina!
Ajo që ka ndodhur me ju është një gjë që duhet të na bëjë të reflektojmë thellë.
Siç e dini, LSI ka pasur rolin e saj në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Ju ishit pararoja e betejës.
PD ishte mbështetja politike e betejës.
Kurse LSI merrej me prapavijën, me furnizimin me ushqime, ujë, batanije për të fjetur, qendër zëri etj.
Duke menduar se Luli është njeri që e mban fjalën, dhe ai ua premtoi publikisht ju, si “Aleanca për Teatrin”, përfshirjen në Parlament, ne menduam se kjo histori ishte mbyllur.
Biles Monika ndërkohë që po bënte listat dhe shënoi emrin e Haxhinastos, u kujtua për ju dhe tha:
-Po e vë kot këtë Haxhinaston, se ky tradhtar është.
Sikur të më jepte ky Luli një nga dy vëllezërit Budina.
Ku e dinte ajo e shkreta se ju nuk ishit në listë fare.
Tani që ne mësuam se ju jeni jashtë liste, kemi shumë pak gjëra për të ndryshuar, por kemi llogaritur disa hapa.
Presidenti Meta brenda dhjetë ditëve ka vendosur të dekorojë Aleancën për mbrotjen e Teatrit me urdhërin e lartë të Skënderbeut, pasi është i vetmi urdhër që i përngjan veprës suaj.
Ashtu si ai mbrojti kalanë e Krujës për 25 vjet, ju mbrojtët Teatrin për 25 javë.
Me heroizëm, përkushtim dhe trimëri.
Ndaj e meritoni atë dekoratë.
Nga ana tjetër, ne do hetojmë se mos lali Eri ka blerë Lul Bashën, duke i ofruar të ndërtojë ndonjë kullë afër Teatrit.
Ka shumë gjëra që bëhen pas krahëve të LSI-së, por ne një ditë i zbulojmë dhe i denoncojmë.
Ju e mbani mend që Monika bëri roje deri në orën 4 të mëngjesit atë ditë, por e gënjeu Mul Noka me Gon Kuliçin e i thane “ik se s;ka rrezik sonte”, dhe dorëzuan Teatrin.
Me ju në krye të listës, LSI do kishte eklipsuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, por Luli mirë që nuk iu vuri, por as nuk na njoftoi.
Por ne do të dimë ta korrigjojmë këtë problem dhe bashkë do ta rindërtojmë Teatrin siç ishte”.