Ashtu siç pritej, Albini bëri sot një vizitë në Gjirokastër tek busti i Çerçizit.
Të pestë bashkëshoqëruesit dhe ai qëndruan para bustit dhe u përkulën me nderim.
Bilushi i Metës, që ndoqi pamjet online, u entuziasmua dhe i bëri një mesazh miqësor:
“I dashur Albin!
Shkuarja juaj në Gjirokastër është një lajm i madh.
Ju po i ktheni një borxh të madh Gjirokastrës dhe vetë Çerçizit, i cili në vitin 1915 u vra nga ushtarët e Malit të Zi, dhe dukej sikur Gjirokastra ishte në gjak me Malin e ZI, vendlindjen tënde.
Kjo histori është e vjetër.
Në fillim Çerçizi ka pas vra bimbashin me emrin Halil, i cili ishte një bosnjak i Malit të Zi.
Dhe kur na e vranë malazezët Çerçizin, menduam se ishte hamkarrje për bimbashin.
Por në fakt nuk ishte për atë, por për llogari të grekëve.
Grekët e akuzonin Çerçizin se u ka vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së patriotit Spiro Kosturi në Selanik më 1907.
Meqë në Gjirokastër grekët nuk e kapnin dot, ndërkohë që ai shkoi në Shkodër në ndihmë të patriotëve shqiptarë atje, dikush e spiunoi dhe 15 ushtarë malazezë i shkuan natën tek shtëpia ku flinte në Shkodër dhe e masakruan atë dhe Muço Qullin, shokun e tij.
Ne ua lamë gjakun malazezëve ndaj dhe u gëzuam shumë sot kur mësuam se një djalë nga Mal i Zi, po vjen të vendosë lule tek busti i Çerçizit.
Shpresoj që vizita juaj do t’i jap hov fushatës elektorale të opozitës në Gjirokastër.
Meqë PD e ka të sigurtë deputetin e saj, shpresojmë që ti, t’i japësh një dorë deputetit të LSI-së.
Ai është një minoritar grek.
Është koha të përtërijmë miqësinë greko- malazeze kundër bimbashit të Tiranës, Edi Rama.
Çerçizi do të përshëndesë nga varri për këtë aleancë, pasi kjo nuk është si ajo që vrau Çerçizin, por progresiste.
Po ashtu, u gëzova që vizituat dhe shtëpinë e shokut Enver, e cila tani është muze etnografik.
Nuk të akuzojnë dot se vizitove shtëpinë e Enverit, se në fakt vizitove Muzeun.
Sidoqoftë është një lajm i mirë që ju shkuat në Gjirokastër dhe i thyet hundën dhe këtyre të gazetës TemA, që talleshin me ju e u shkruanin me qesëndi që duhet ta bëni një miting dhe tek sheshi i Çerçizit.
Bëtë mirë që e sfiduat. Dhe presidenti ynë ashtu bën.
Kur i thonë ata që nuk parashikohen tërmetet, ai del dhe i paralajmëron. Ashtu e meritojnë ata.
Me respekt, Bilushi!”
me lottt!
Ky eshte trajtimi qe i duhet bere Albinit, si klloun, bravo Mero.