Bilushi i Metës shpjegon takimin e Ramushit me Metën

25 Shkurt 2021, 19:53Antena TEMA

Sot presidenti Meta ka pasur një takim me Ramushin.

Takimi ishte informal, por i lajmëruar dhe nga Meta, dhe nga Ramushi.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, Bilushi i Metës bëri këtë sqarim:

“Siç e dini, miqësia e presidentit Meta dhe kandidatit për president të Kosovës, Ramushit, është e hershme, që kur Baton Haxhiu nuk ka qenë agjent i UDB.

Ai i pat bërë miq dhe vëllezër. Të dy partitë e tyre kanë një ngjashmëri historike dhe profil të njëjtë.

LSI është parti me bazë Skraparin, AAK është parti me bazë Dukagjinin.

LSI ka hyrë në qeveri me PD dhe PS si pakicë e artë, dhe AAK ka hyrë në qeveri me LDK dhe PDK si pakicë e artë.

Të dy kryetarët kanë parimin, nuk ka rëndësi sa mandate ke, por si i fut në punë.

Të dy, si Meta, dhe Ramushi, kanë parti patriotike.

Meta ka dekoruar gjtihë të vdekurit dhe të gjallët që kanë luftuar për atdhe dhe LSI, kurse Ramushi ka kënduar për krejt ata.

Presidenti Meta u bë president pikërisht se diti si ti fusë në pune mandatet e LSI një javë para se Rama të bënte marrëveshje me Lulin.

Sikur mos ta kishte bërë atë javë, nuk do bëhej kurrë.

Ramushi është kryeministër dy herë me këtë mënyrë.

Pikërisht për të shkëmbyer këtë përvojë se si mund të bëhet president në Kosovë, Ramushi shkëmbeu sot pikëpamjet me Metën dhe folën për disa skema që mund ta ndihmojnë atë.

Ramushi si kandidati për president ishte i shqetësuar se si duhet të justifikojë faljen e tokave në Çakor, gjatë negociatave për kufirin me Malin e Zi, për të cilën negocioi dhe vetë Ilir Meta.

U ra dakord që kjo përgjegjësi t’i kalohet Qim Pekës, pasi ai në atë kohë u premtoi kosovarëve “urime liberalizimi i vizave. E keni nga Ilir Meta”

Meqë as vizat nuk janë liberalizuar, atëhere më së miri u la që këtë përgjegjësi ta mbajë Qim Peka dhe të ndëshkohet duke mos e marr me vete në ngjitjen e radhës që do bëjnë në një mal të Kosovës.

Në fund të bashkëbisedimet, të dy ranë dakord të punojnë fort për fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga opozita, pasi vetëm kështu mund të zbusin Albinin dhe të krijojnë mundësi që ai ta shpërblejë Ramushin për këtë dhuratë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje