Pas mitingut të Ilir Metës në Vranisht, në një lokal fshati, pa maska dhe masa sigurie, Bilushi i Metës sqaron opinionin se si qëndron e vërteta:
“Të dashur miq!
Videoja që tregon se presidenti Meta ka shkuar në një klub fshati natën në Vranisht dhe ka bërë miting për LSI, ka nevojë për disa sqarime.
E vërteta është se presidenti shkoi aty i ftuar nga i zoti i klubit, dhe mendoi se do ishte vetëm me atë.
E pyeti në telefon, “a e ke kaluar Covid-in ti?”
-E kam kaluar, tha ai.
-Epo mire, se dhe unë e kam kaluar.
Kur shkoi aty, ishin vetëm.
Pastaj Gjiknuri ka marrë vesh që Meta po pi kafe aty dhe ka dërguar socialistë që kanë mbushur klubin, dhe kanë bërë filmimin.
Ata nuk kanë punë me presidentin, janë sajime të socialistëve.
Vendimi i Qeverisë për të gjobitur presidentin është i paligjshëm, pasi presidenti nuk ka shkuar për takim dhe ka qenë brenda orarit të lejimit të klubit hapur.
Nga ky provokim nxjerrim disa përfundime.
E para, që presidentin e ndjekin nga pas kudo që shkon, njerëz të Qeverisë, dhe raportojnë me video se çfarë bën.
Kjo quhet përndjekje shtetërore.
E dyta, që mbështeja e popullit për presidentin e ka trembur Qeverinë dhe kërkon të gjobisë popullin.
E treat, që është dhe më e rendësishme, Qeveria ka frikë se mos presidenti shkoi qëllimisht të infektojë lumin e Vlorës, ngaqë është bastion socialist dhe Edi Rama është alarmuar.
Presidenti e siguron Qeverinë se ai nuk do tërhiqet nga veprimtaria e tij, as nga gjobat, as nga shantazhet.
Ai është i vendosur të shpërndajë pandeminë në çdo cep të vendit, për të testuar aftësitë e Qeverisë për ta përballuar atë.
Nëse nuk e përballon dot, të iki”.