Maqedonia Veriut, Pandev sulmon shqiptarët: Njerëz anti-futboll!

10 Mars 2021, 18:19Sport TEMA

Goran Pandev trazon ujërat në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi i Genoas akuzon Federatën Maqedonase të Futbollit për nacionalizëm, duke ju kujtuar këtyre të fundit se nuk i përgëzuan për fitoren kundër Kosovës.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u zhvillua në tetorin e kaluar, në kuadër të “Play-off” për Ligën e Kombeve, ndeshje kjo e fituar nga skuadra maqedonase me rezultatin 2-1.

Deklarata e Pandev ka bërë bujë duke thumbuar kështu shqiptarët dhe në mënyrë direkte presidentin e federatës së futbollit, Muhamed Sejdini. Ai pohoi gjithashtu se edhe shqiptarët në ekip nuk gëzuan.

“Unë nuk dua të merrem me çështje nëse ka politikë, sepse nuk kuptoj asgjë nga politika. Por këta njerëz, nga menaxheri i FFM, anëtarë të Bordit, që udhëtojnë me ne si një ekip kombëtar, janë më të mëdhenj se 15 vjeç dhe sinqerisht, nuk e di se çfarë kanë bërë për futbollin vendas.

Ata gëzohen kur ne humbasim. Dhe pastaj të flasim, se si këta lojtarë të ekipit kombëtar nuk janë të mirë për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën, prisja që Presidenti Sejdini të paktën të vinte në hotel, të na përshëndeste, të na uronte fat, por nga një njeri që kurrë nuk kishte ide futbolli dhe nuk u habita që pas ndeshjes nuk hyri dhoma e zhveshjes për të na uruar.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë meriton të ketë kushtet më të mira të punës, dhe unë dua të theksoj se 90% e anëtarëve të ekipit kombëtar nuk e dinë as kush është presidenti i FFM, kush është nënkryetari dhe kush janë njerëzit që udhëtojnë me ne, ata janë njerëz anti-futboll. Unë dëgjoj Ademin, Alioskin, Bardhin çdo ditë, se si jemi vëllezër”, – u shpreh Pandev.

3 komente në “Maqedonia Veriut, Pandev sulmon shqiptarët: Njerëz anti-futboll!”

  1. Mona krva says:

    Ndersa futbollistet shqiptare ne kombetaren Maqedonase heshtin.

    1. tifozi says:

      Heshtin se e dine qe perfaqesojne nje pseudo-shtet dhe se jane mercenare qe perdoren per ti dhene famen nje vendi qe ka uzurpuar territoret e te pareve te tyre. Deri dje, keta palo neo-maqedone i trajtonin shqiptaret si kafshet. Sot, kur ata jane bere faktor determinues ne Maqedonine e Veriut, po u ankokan se nuk u gezuan per fitoren ndaj Kosoves.

  2. Mandi says:

    Pse i deformoni kuptimin…
    Ai nuk po shan shqiptaret. Aspak…
    Ne se deklarata e tij eshte perkthyer drejte…ai po akuzon Kryetarin e Federated Maqedonase per nacionalizem idiot. Ai po tregon se si ky person u merzit kur fitoi skuadra maqedonase (qe eshte skuadra e tij) ne nje ndeshje miqesore. DHe ka te drejte. Ne se ke pranuar te besh ate pune, duhet qe te perkushtohesh. Ose ik , jep dorheqjen. Imagjinoni De Biazin te merzitej ne se Shqiperia qe ai drejtonte do fironte me Italine…
    Kete ka bere dhe ky kokrra e idiotit,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje