Tifozat Kuq e Zi: Qeveria të hapë stadiumet

10 Mars 2021, 13:25Sport TEMA

Grupimi i tifozave Kuq e Zi që njihen për mbështetjen e tyre ndaj Kombëtares shqiptare, kanë kërkuar nga Qeveria shqiptare që të shohë mundësinë e hapjes së stadiumit për ndeshjet kualifikuese të kuqezinjve.

Shqipëria e futbollit nis një cikël të rëndësishëm në mars, për kualifikueset e Botërorit 2022. Grupimi Kuq e Zi bën me dije se paçka Covid-19 dhe me vaksinimin që ka nisur në vend, të hapen stadiumet si në disa vende. Për këtë TKZ kërkon edhe presion nga FSHF drejt Qeverisë.

“Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kërkojnë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve në ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të zeza me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% (UEFA) të kapacitetit të stadiumit.

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.”, shkruan TKZ.

2 komente në “Tifozat Kuq e Zi: Qeveria të hapë stadiumet”

  1. mik says:

    O Zot sa debila ka kjo toke.
    Ta bejme dicka jo pse eshte e drejte, por pse e bejne edhe te tjeret.
    Imitim i majmunit.

  2. Tifozi says:

    Po tek vaksinimi masiv keni te drejte! Ka filluar! Ske ci thua! Air albania eshte plot e perplot me personalitete qe jane vaksinuar! Ne te semes vagshi debila! Behni byth me buth ne stadium dhe kur te shkoni neoer shtepira shkerdheuani. Ku ti kene nenat e baballaret gjyshet e gjyshrit se jeni karra nga trute! Po se gjen gje gjene e keqe joooo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje