Një letër e çuditshme në redaksi

10 Mars 2021, 11:51Lifestyle TEMA
Një letër e çuditshme në redaksi

Ditën e sotme, në redaksinë e gazetës TemA mbërriti një letër me stilolaps nga qyteti zviceran Chur.

“Unë jam i ri, zviceran dhe jam shumë i interesuar për Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kërkuar miq të penës nga ky vend i mrekullueshëm. Ju lutem më shkruani në anglisht ose gjermanisht në adresën vijuese: Vitus Castelberg, Aspermonstr. 19, CH-7000, Chur, Zvicër.

Letra e ‘Vitus Castelberg’ nuk është diçka e re. Me një kërkim të thjeshtë kuptuam se letra të ngjashme janë botuar nga gazetat kryesore në Rusi, Suedi, Indonezi dhe gjithashtu Izrael.

Shkruar me stilograf dhe me një stil të madh kaligrafik, autori përcjell ftesën për shkëmbimin e letrave përmes postës dhe shkëputjen nga bota virtuale.

Në një botë plot teknologji ku tradita e letrës thuajse është harruar, duket se ftesa të tilla të ngjallin nostalgjinë për një kohë që dalë ngadalë po shuhet apo thënë më mirë ka vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje