Rama: Pasnesër mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para nga AstraZeneca, do vaksinohen mësuesit

10 Mars 2021, 18:48Sociale TEMA

Të premten do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e mirë e jep kryeministri Edi Rama.

Ai shton se menjëherë me mbërritjen e këtyre dozave, mbi 38 mijë të tilla, do të nisë vaksinimi i mësuesve.

“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Dozat e AstraZeneca vijnë përmes sistemit Covax. Më herë, kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi është në kohë që të mbyllet vaksinimi i popullsisë për 14 muaj.

Përveç vaksinave AstraZeneca, në Shqipëri kanë ardhur edhe dozat Pfizer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë kryer 21,613 vaksinime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje