FAKSIMILE/ Shitësi i heroinës në listën e PD: Rezeart Tusha kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër

11 Mars 2021, 15:27Politika TEMA

Ligji i dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike.

Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentW penale në të kaluarën e tyre. Ky që po shikoni është një dokument i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për shtetasin shqiptar të Rezeart Tusha.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit. Kjo është lista e PD sipas të cilës Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ, por ndërkohë Top Channel zbulon këtë dokument që tregon se kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë.

Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Ndërkohë kandidati në listën e PD, ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë në Durrës, nuk kanë paraqitur ende pranë komisionit qendror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Për këtë arsye komisioni qendror i zgjedhjeve ia ka vendosur PD afat për 5 ditë për të plotësuar dokumentacionin si dhe dokumentet e dekriminalizimit edhe për kandidatin nga Shijaku, që rezulton i arrestuar në Zvicër për trafik heroine.

2 komente në “FAKSIMILE/ Shitësi i heroinës në listën e PD: Rezeart Tusha kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër”

  1. Dr says:

    Kjo force Politike do te shkermoqet si LDK ne Kosove.

  2. Liri says:

    Rracen e ketij e njef gjithe Shijaku qe jane klan droge. Ky nuk eshte se ka pretendime per deputet por do prap Drejtor burgu qe te shperndaje mall mrena. Ka qene nji nga ato qe i voshi votat Dukes per llogari te Olldashit ne 2005

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje