Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve pas largimit të Najada Çomos që do të kandidojë në listat e deputetëve të PS, dhe Tritan Kalos që vendosi të largohej vullnetarisht.
Kështu, Najada Çomo është zëvendësuar nga Dhimitër Kraja, kurse Tritan Kalo nga Alban Ylli. Ndërkohë, pjesë e këtij komiteti është bërë edhe Ermila Kola.
“Anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve të ftuar si kontributor në vazhdim në këtë komitet, duke filluar nga profesor Dhimitër Kraja.
Dua të falenderoj profesoreshë Ermila Kolën për pranimin e ftesës për të qenë anëtare e përhershme e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Profesor i asociuar Alban Ylli do të jetë anëtar i përhershëm i Komitetit të Ekspertëve”, u shpreh ministrja Manastirliu.
Alban Ylli me eshte dukur me i pjekuri, me i sakte dhe me kompetent keto kohe.
Jo si Pipero qe nje here thoshte keshtu e nje here ashtu
O zonja ministre quhet Ermira edhe jo Ermila zonja ne fjale.
Ju uroj sukses komitetit e ju gjithashtu. Meqe ra fjala ai Dr. Arjani u kthye nga Turqia? Po bileten ia rimbusuat?
Gabim, ne komitet duhet te ishte futur tritan preshi dhe ai ish deputeti i shkodres, spahia, pasardhes i denje i spahise se vjeter.