Ministri Peleshi, vizitë zyrtare në Turqi: Mirëpresim investimet në industrinë e mbrojtjes

11 Mars 2021, 09:32Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i tij Hulusi Akar.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve tona ishte tema kryesore e bisedës mes dy ministrave.

Ministri Peleshi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Shqipërisë, jo vetëm në modernizimin e logjistikës së Forcave të Armatosura e Emergjencave Civile, por edhe në arsimimin e ushtarakëve të rinj shqiptarë.

Në takim u diskutua edhe implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të FA shqiptare.

Ministri Peleshi theksoi faktin se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare se e vetmja zgjidhje për një paqe afatgjatë në rajon është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Zoti Peleshi i shprehu homologut të tij Hulusi Akar se vendi ynë mbetet i hapur për investimet e përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe se mirëpresim çdo ofertë serioze nga kompanitë turke në këtë fushë.

Vizita zyrtare e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në Ankara, vjen në vijim të vizitës së kryeministrit Rama në fillim të këtij viti, ku u prit me nderime nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

 

 

8 komente në “Ministri Peleshi, vizitë zyrtare në Turqi: Mirëpresim investimet në industrinë e mbrojtjes”

  1. Kozmo says:

    BRAVOOOO, TURQIA QE NA NDIHMON NE CDO FUSHE. DIKUR SHQIPETARET KANE NDIHMUAR SHUME PERANDORINE OSMANE.
    SOT TURQIA PO NA KTHEN KONTRIBUTIN.

    1. NSDAP says:

      O Kozmo, Turqia nuk eshte pasardhese e Perandorise osmane dhe Perandoria Osmane vdiq ne 1920.

      Nuk ndihmon Turqia sot sepse kane ndihmuar dhe kontribuar shume Shqiptaret dikur ne Perandorine Osmane, nuk ka lidhje fare .

      Sigurisht qe respekti qe Shqiptaret kane ne Turqi vjen edhe nga ndikimi i Shqiptareve ne Perandorine Osmane dhe keto marrdhenie jane kultivuar qe atehere, por kjo mardhenie e mire eshte se keshtu kane vendosur shtet kombet e Shqiperise dhe Turqise qe prej 1923 dhe sidmos qe prej 1990.

  2. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Vazhdon programi i Rilindjes se pushtimit osman:
    Mbas Rames te gjithe ministrat ne rresht per tu bere synet nga lart dhe nga posht tek Baba ne Anadoll.
    Cfare Europe te semes vazhdoni te kerkoni,bashke me islamistet e shpellare?

    1. NSDAP says:

      Do pyesin Shqiptaret nje moterqi..mir jevg vlleh si puna jote qe ben gojoren e asfalise ne gazeten tema??

      Kete punen e Europes dhe krishterimit e hidhni poshte ju kur keni konflikte me sllavet si fyromi apo bullgaria.

      Dhisni nga frika dhisni

  3. janullatos arxidoglyftis says:

    tani po qe po levizin gjerat me turqine

  4. Byrazer-?? says:

    Keta Mbeten duke Vizituar Turqine??????Po vende te tjera nuk ka????????p.sh GJermania??

  5. Koli says:

    Hani Mut Grekofone tani.I vetmi shtet qe gjithmone ke treguar me fakte qe i do shqiptaret dhe nuk ka qellime territoriale sic kane Greket e qelbur,eshte Turqia.Merrni sa me shume teknollogji dhe arme nga Turqia,mundesisht jepini dhe baza sic beri enveri me ruset,keshtu greket e qelbur do rrine sa me larg.500 vjet pushtim Otoman(Jo Turk)se perandoria otomane ishte bashkim i shume popujve,megjithate skane bere aq vrasje tek shqiptaret ,sa kane bere greket ne 100 vjet e fundit.Hapni faktet shqiptare,hapni syte,greku e ka te shkruar ne muret e Parlamentit Grek te gjithe emrat e qyteteve shqiptare qe ato thone jane Voreo Epiri.Larg nga greket, greku nuk eshte europa,greku eshte ai qe ka ther edhe Bebat e sapo lindur ne masakrat ndaj cameve.Mos u rreni me termin Europe e cila eshte e vdekur ,nga cdo ane ,morale dhe politike qekur futen ne gjirin e tyre nje shtet te vdekur si Greqia.

    1. NSDAP says:

      Ato shkrime ne parlamentin grek nuk kane lidhje me vorio pi..dhin por me vendet jashte greqise ku kane luftuar greket .

      Perandoria Osmane ne Shqiperi ka ndenjur 400 vite jo 500 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje