PD pesimiste për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj: Do marrim 6 nga 14 mandate, por do luftojmë për 7

11 Mars 2021, 12:47Politika TEMA

PD në Durrës është e sigurtë se do të marrë gjashtë mandate për në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë e kanë bërë të ditur krerë të kësaj dege të cilët shprehen se tani lufta është për mandatin e shtatë.

Kreu i PD-së Ferdinand Xhaferaj është shprehur se çdonjëra nga katër zonat në qarkun e Durrësit do të ketë shtab më vete dhe gjatë gjithë kohës do të jetë në lidhje të pandërprerë me kandidatët për deputet.

“Në Durrës i kemi të sigurta 6 mandate dhe do të luftojmë për mandatin e shtatë – ka thënë Xhaferaj sipas gazetës ‘Bulevard’.

Ferdinand Xhaferaj, Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe emra të tjerë me peshë politike në këtë qark do të drejtojnë tërë aktivitetin e shtabeve deri ditën e fundit.

Në vitin 2017 PD pati një rënie të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme duke marrë vetëm 4 kandidat nga 14 deputet që ka ky qark dhe duke i lënë PS dyfishin e mandateve.

6 komente në “PD pesimiste për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj: Do marrim 6 nga 14 mandate, por do luftojmë për 7”

  1. Durrsak says:

    Njeriu qe do rregullonte cilesine e reres dhe te diellit edhe 4 te marre eshte sukses per te ?

  2. vetem Antishqiptaret mundet ti votojne kta Bijt e Kurves Esadiste .
    Te gjithe qe votojne kta Antishqiptare do vihen ne rreth te kuq
    si Tradhetare te Atdheut e dien pasojat me kta shkerdhata nuk ka me Tolerime
    do tu shkrdhjm rbt Esadisteve

  3. Ilirjan says:

    Durresi eshte shume i cuditshem dhe asnjehere i percaktuar qarte perpara zgjedhjeve. Nuk mund te thote Xhaferri(jo xhaferaj) qe i ka te garantuar kaq apo aq deputete. Enveri ne kohe te tij nuk e merte guximin te vinte ne Durres kollaj,sic shkonte kudo ne Shqiperi. Pra nuk jepte per te sigurte ASGJE ne Durres.

  4. salehu says:

    Xhaferr po rregullove diellin dhe ranen do te marresh jo 6 por 600 deputete ne durres.

  5. elb says:

    O Ferdo mos u shqeteso per mandatet por shiko na rregullo pak ate temperaturen e diellit qe ta fillojme ca me shpejt ate kodosh sezoni turistik se vjet na e dhjeu Rama me pandemine

  6. Dorian says:

    O Dielli Xhaferr, mund t’i kishit marre 7 dhe 8 mandate ne Durres,
    po te mos kishte ngritur pallatin e krimit Drakula i Vicidolit ne Lalez…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje