Policia 'fal' Bashën për tubimin në Kavajë: Kujdes herë tjetër, penalizimet e gjobat janë të pashmangshme!

11 Mars 2021, 19:45Politika TEMA

Ne dukje ka qene nje miting spontan, por shume shpejt ka dale jashte kontureve te rregullores dhe protokollit anticovid, duke rrezikuyar jete njerezish.

Mbështetësish demokratë në Kavajë përshëndetën prezencën në sheshin kryesor të qytetit të kreut të PD-së Basha, në dukje krejt rastësisht, por që është parë dhe si një tubim i planifikuar, i zhvilluar në cenim të masave COVID.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka lëshuar një paralajmërim, duke e “falur” Bashën nga një ndëshkim me gjobë.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e Policisë.

1 komente në “Policia ‘fal’ Bashën për tubimin në Kavajë: Kujdes herë tjetër, penalizimet e gjobat janë të pashmangshme!”

  1. marjani says:

    mbylleni Kavajen mos qelbet dynjaja ,mbajeni aty lulin tju dale mall dhe e velura nga i siper kokes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje