Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim shumë special me qytetarët dhe disa biznesmenë të vegjël në Kavajë.
I shoqëruar nga drejtuesja politike e kësaj zone, Grida Duma, Basha është pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë entuziast gjatë gjithë kohës.
Ata fillimisht u futën në një sallon me fustane nusërie. Pronarja e biznesit u ankua se sivjet nuk ka patur asnjë dasmë për shkak të pandemisë.
Qytetarët u ankuan tek lideri demokrat se nuk kanë punë, por që janë në pritje të 25 prillit për ndryshim.
Më vonë një biznesmen telefonash i kërkoi Bashës heqjen e fiskalizimit pasi për ta është barrë e rëndë dhe kthimin e institucioneve në Kavajë, pasi iu duhet të shkojnë në Durrës apo Tiranë për të marrë dokumentet që iu nevojiten.
Ndërsa një këpucar i cili iu drejtua me termin “specialist” mbante në mur foton e kreut demokrat.
Ne 25 prill martohet grigja me salianjin,luli eshte bestmen ose kumbari
Ore, po vetem debila paska Kavaja?
Le te jene kunder Ramës, por pse nuk votojne per Myslym Murrizin apo Astrit Patozin?
Katunari katunar mbetet. Shkon neper rrethet e tjera dhe gjen fshatarë fermerë.
Shkon ne Kavaje, dhe gjen katunarë. Dhe madje pa shkuar fare ne fshat, gjen Kavajen plot me kunguj.
Gjynah, sepse familja ime ka jetuar ne Kavajë, dhe me kemi qene miq me Mehmet Babamustën. Kavaja shquhej per burra zotnij. Por siç duket qytetaret e vertete te Kavajës kane emigruar, se nuk ka mundesi.