Patozi prezanton kandidatin për Korçën: Do sjellë ndryshim dhe mbështetje

11 Mars 2021, 16:46Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka prezantuar Leonard Ollin si kandidat për deputet për qytetin e Korçës në zgjedhjet e 25 prillit.

Olli është një ndër themeluesit i Partisë Bindja Demokratike, një gazetar dhe një figurë e njohur publike që ka dhënë një kontribut të madh në media.

Patozi shkruan se ky përfaqësues ka qenë edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2019,dhe do ti sjellë Korçës ndryshim dhe mbështetje të nevojshme.

“LEONARD OLLI, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR KORÇËN

Ashtu si në zgjedhjet vendore të vitit 2019, Bindja Demokratike do të përfaqësohet sërish në qarkun e Korçës me politikanin e njohur Leonard Olli.

Themelues dhe anëtar i Bordit Drejtues të forcës sonë politike, që me krijimin e saj, ai do të jetë koordinator në një prej zonave më mbështetëse për Bindjen Demokratike.

Me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në fushën e medias, zoti Olli spikati si personazh politik në mënyrë te veçantë, kur drejtoi grupin e këshilltareve opozitarë përballë Erjon Veliajt, gjatë viteve 2015-2019.

Si gazetar dhe figurë e njohur publike ai ka qenë gjithmonë një kontribues ne debatet mediatike.

Korça kësaj here pritet të jetë në krye të ndryshimit, që do të shprehet me mbështetjen ndaj Bindjes Demokratike dhe kandidatëve të saj” thotë Patozi.

2 komente në “Patozi prezanton kandidatin për Korçën: Do sjellë ndryshim dhe mbështetje”

  1. karagjozlliqe mashtruesash
    ky popull ju a njeh mir surratin

  2. Ne. Korçaret says:

    Burre i mire, qytetar por nuk fiton dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje