Spitalet drejt kolapsit, Mali i Zi i kërkon NATO-s të dërgojë mjekë

11 Mars 2021, 12:14Rajoni TEMA

Mali i Zi i bëri thirrje sot NATO-s dhe Bashkimit Europian për t’i dërguar mjekë dhe infermierë për të përballuar pandeminë, pasi spitalet në vendin fqinj gjenden në prag kolapsit.

Të mërkurën Mali i Zi raportoi 640 raste të reja, duke e çuar në 9,063 të infektuar aktualisht, një pjesë e mirë e të cilëve kërkojnë ndihmë mjekësore. Vendi fqinj ka zbuluar të infektuar me variantin anglez dhe atë brazilian dhe mbylli të mërkurën kufijtë më Shqipërinë.

Ai filloi vaksinimin e popullsisë së tij me vaksinën Sputnik V të Rusisë në 20 shkurt, por është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Në një letër të publikuar nga e përditshmes “Podgorica Pobjeda”, ministri i jashtëm i Malit të Zi u kërkoi homologëve të NATO-s dhe BE-së që të dërgojnë personel mjekësor për të mbështetur spitalet e mbingarkuara të vendit.

“Ndihma jua do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme,” shkruante ministri i Jashtëm malazez Djordje Raduloviç.

Mali i Zi, ekonomia e të cilit varet kryesisht nga të ardhurat nga turizmi, po zbaton një ore policore brenda natës midis orës 21:00. dhe 05.00 të mëngjesit dhe urdhëroi njerëzit të shmangin udhëtimet nga rajoni në rajon, për të ndihmuar në frenimin e transmetimeve të koronavirusit.

Të hënën, Presidenti Milo Gjukanoviç i kërkoi qeverisë të fuste një bllokim më të rreptë dhe të mbyllte kufijtë e vendit si hapa shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

4 komente në “Spitalet drejt kolapsit, Mali i Zi i kërkon NATO-s të dërgojë mjekë”

  1. Pali says:

    Zoti gazetar! Mo disformo popullin per mbydhjen e kufirit me Shqiperine,un tani sapo u ktheva nga Mali i Zi, kufiri eshte i hapur.

    1. Scutari says:

      A pe ndonje pa maske o Pal??!!

    2. Trasparenca says:

      Na tregoni te verteten ju lutem se do te nisem keto dite nga Italia per shqipri dhe do kaloj ne kufi ne mal te zi. Ju lutem te verteten qe te mos udhetoj kot. Faleminderit

  2. Tuzi says:

    Masa të reja në Mal të Zi, kufijt nuk mbyllen

    Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic tha se përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, një test negativ PCR ose një test i shpejtë antigjeni jo më i vjetër se 48 orë ose një test serologjik pozitiv për antitrupat IgG, nuk iu kërkohet për të hyrë në Mal të Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje