Basha vërtetoi se është kukull e shefave

12 Mars 2021, 16:29Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Skandali i prodhuar nga Ilir Meta sot ishte një ngjarje e paralajmëruar nga diskuri publik i tij, Berishës dhe Kryemadhit që prej muajsh flasin me nota kërcënuese dhe të dhunshme. Nga ana tjetër teksa sondazhet tregojnë se PD dhe LSI nuk mund ta mundin Edi Ramën, komandën e opozitarizmit e kanë marrë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndërkohë që ky i dyti nuk del dot nga zyra për shkak të frikës nga Covid19, Ilir Meta ka marrë frerët e fushatës duke drejtuar betejën.

Të njëjtën gjë bëri edhe sot kur në mënyrë të paprecedentë edhe pse mban rolin e Presidentit, shkoi dhe u përlesh me policinë bashkiake e cila po zbatonte ligjin. Gjithë shpërfytyrimi i Ilir Metës dhe shpalosja e fytyrës së tij reale përtej qetësisë dhe dashurisë, tregoi edhe njëherë se në 25 prill në fakt votohet për të dhe për Sali Berishën.

Po Luli?

Pas Metës në zyrat e FRD shkoi Lulzim Basha, i cili dukej sikur ishte i urdhëruar të shkonte aty e ai thjeshtë kishte bërë ç’i kishin thënë. Sot ai vërtetoi tezën se është thjeshtë një kukull në duart e Metës e Berishës, duke lënë të kuptohet se nëse voton Bashën në fakt ke sjellë në pushtet dyshen Meta-Berisha. Kjo nuk është më një tezë, por një fakt të cilit Lulzim Basha i vuri vulën sot duke rendur pas çmendurisë së Ilir Metës, vetëm pse e urdhëruan të shkonte te ‘vendi i krimit’ të ‘Presidentit’.

Lulzim Basha sot shkoi të mbrojë kauzën e LSI, madje shefat i kishin dhënë me vete edhe Petrit Vasilin si për t’i kujtuar Lulit që nuk duhet të harronte asnjë nga porositë që i ishin dhënë. Ai foli sot njëlloj si Ilir Meta pak orë para tij, duke na bërë të dyshojmë që kishte veshur xhaketën e Metës me fjalimin e tij në xhep. Ajo që është e paqartë në këtë histori është se si po e presin demokratët faktin që kryetarin e tyre de juro, e urdhëron Ilir Meta.

6 komente në “Basha vërtetoi se është kukull e shefave”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap, sic tha Rama !!! Dhender..

  2. Kozmo says:

    U DESH KY SKANDAL QE TE KUPTONIT ROLIN MARIONETE TE LULIT???!!!
    ESHTE SHUME E TURPESHME QE SHQIPERIA PERFAQESOHET NGA NJE PRESIDENT HULIGAN NGA NJE KRYETAR OPOZITE KAQOL
    IDIOT, QE PERPIQET ME CDO KUSHT TE MARRI SHTETIN NE DORE DHE TA BEJ MUSH MASH ASHTU SI DIN AI VETE.
    KATASTROF.

  3. Iso says:

    Z.Muca! Te tregoi une si e presin demokratet:te kujtohet Nano si e dhisnin e pastaj e lepinin gjithe ate jashteqitje qe ja kishin hedhur?! Po ceka,imami,pashko,selami,pollo,hajdari,shehu,collaku e sa e sa te tjere qe duhet shume kohe per te shkruar e i dhjeri i momentit por jo i fundit ilir koklopa qe ka provuar tonelatat e mutit pdeist dhe lepirjet plot shije jo vetem nje here te pe des pra asnje problem,ata jane te lumtur dhe nuk ngopen kurre me jashqitjen qe lepijne vetem qe kopili i vukut te jete i kenaqur.

  4. Bashkim says:

    VARI QILLOT
    VARI HEJBETE
    VARI BIDONAT
    VARI KA.. N
    VARI BOLE.

    LULI S ESHTE PER ASGJE NE BOTE
    DORDOLEC NE BAHCEN E SALIUT

  5. Bashkim says:

    VARI QILLOT
    VARI HEJBETE
    VARI BIDONAT
    VARI KA.. N
    VARI BOLE.

    LULI S ESHTE PER ASGJE NE BOTE
    DORDOLEC NE BAHCEN E SALIUT
    ore jeni ne metro po ku arritet ta lexoni kaq shpejt

  6. Tironsi says:

    Eh mer Lul, je bo per te qa hallin, keshtu eshte kur ke dy shefa, nje ne presidence, dhe tjetri shefi real i Shqupit Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje